Futboll
Albert Vallçi grumbullohet të luajë për kombëtaren e Austrisë
Kosova ka humbur mundësinë për të grumbulluar një nga talentet shqiptar të futbollit, Albert Vallci. Ai është ftuar të luajë për Austrinë
Mbrojtësi kosovar është përfshirë në listën e gjerë të përfaqësueses së Austrisë për ndeshjet e këtij muaji, shkruan albinfo.at
26-vjeçari i cili luan tek klubi austriak, “Red Bull Salzburg” është ftuar në mesin e 43 futbollistëve nga trajneri, Franco Foda.
Mediumet austriake kanë raportuar se lista prej 43 lojtarëve është ndoshta përfshirja më e madhe në histori të ekipit përfaqësues.
Por, numri i lojtarëve do të reduktohet të premten.
Vallçi ishte ftuar edhe në vitin 2019 në ndeshjen kualifikuese për Evropianin e këtij viti në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut. Por, ai nuk debutoi.
Austria më 25 mars, luan ndaj Skocisë, ndërsa më 28 mars kundër Ishujve Faroe. Më 31 mars ndaj Danimarkës.
Të tri ndeshjet i luan në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Katari 2022”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik