Kosova

ALBED, në 30-vjetorin e themelimit, hap show-roomin 5 mijë metra katrorë, më të madhin në Kosovë

Drejtori ekzekutiv gjatë fjalimit të tij në hapjen e show-roomit, falënderoi të gjithë ata që qëndruan besnikë ndaj kompanisë Albed

Me punë, përkushtim e besueshmëri, Albed tashmë po zgjerohet edhe më shumë. Në 30-vjetorin e themelimit të kompanisë, Albed ka bërë hapjen gjigante të show-roomit me sipërfaqen prej 5 mijë metrash katrorë. Rrugëtimi 30-vjeçar i ALBED rezultoi me hapjen e show-roomit të tretë, kësaj radhe në Veternik të Prishtinës.

Drejtori ekzekutiv, gjatë fjalimit të tij në hapjen e show-roomit, duke treguar për sfidat deri të arritjet e jashtëzakonshme, falënderoi të gjithë ata që qëndruan besnikë ndaj kompanisë Albed.

Miri Veseli theksoi se pa bashkëpunëtorët, miqtë e pa një staf të mrekullueshëm, siç e ka ALBED, nuk do të kishin sukseset që tani po shtohen çdo kohë.

“Fillimisht ju falënderoj të gjithë juve, miq, bashkëpunëtorë, klientë dhe partnerë që keni gjetur kohë të na bashkëngjiteni në 30-vjetorin e themelimit të kompanisë ALBED dhe hapjes së show-roomit me 5000 m2 sipërfaqe ekspozuese.

ALBED ka pas vetes një rrugëtim të gjatë, 30-vjeçar. Rrugëtim jo të lehtë, me shumë sfida e sakrifica.

Rrugëtimin e filluam në kohën kur gjithçka në vendin tonë ishte e rrezikuar, gjithçka ishte pasivizuar dhe ne luftonim për mbijetesë. Pra, ajo nuk ishte kohë e lehtë as të jetoje, e lëre më të punoje dhe të zhvilloheshe, por edhe puna jonë ishte revolucion, ishte rezistencë ndaj atij rreziku, ishte shpresë për ditë të mira, ishte vullnet për një të ardhme të ndritur për të gjithë ne.

Pavarësisht se si filluam, NEALBED përgjatë këtyre 30 vjetëve punuam, u përkushtuam, u zhvilluam dhe sot bashkë me juve po shijojmë sukseset, por sukseset nuk erdhën vetvetiu, ato i arritëm bashkë me ju, miq, bashkëpunëtorë, partnerë dhe klientë besnikë. POR asnjë sukses nuk do të kishte qenë i mundur pa anëtarët e stafit të përkryer të kompanisë sonë, me të cilët përgjatë këtyre viteve e kemi realizuar ëndrrën e përbashkët që ALBED të renditet ndër kompanitë lidere në vend dhe më gjerë’’, ka thënë Veseli në fjalimin e tij gjatë hapjes së show roomit më të ri të ALBED.

Më tej, Miri Veseli u shpreh se angazhimet e kompanisë së tij u forcuan falë angazhimit të institucioneve vendore, të cilët krijuan kushte e hapësira më të mira për të bërë biznes.

Ai përmendi USAID, GIZ Kosova, ADA Austriake e agjenci të tjera, të cilat mbështesin zhvillimin ekonomik në Kosovë.

‘’POR, është me rëndësi të ceket që angazhimeve tona që nga paslufta u dhanë fuqi dhe motiv edhe institucionet vendore, si Qeveria e Kosovës, në përgjithësi duke na krijuar kushte të mira për të bërë biznes, duke na përkrahur me grante dhe duke na krijuar lehtësi fiskale neve si prodhues. NDËRSA një ndihmë po ashtu të madhe kanë dhënë dhe po vazhdojnë ta japin agjencitë zhvillimore (donatorët) e vendeve të ndryshme, si USAID, GIZ Kosova, ADA Austriake… dhe agjenci të tjera, të cilat mbështesin zhvillimin ekonomik të Kosovës”, u shpreh ai.

Gjithashtu, z. Veseli ishte falënderues edhe ndaj shoqatave kosovare, të cilat përkrahën avancimin e ALBED.

‘’KURSE, që të avancojmë në shumë procese të tjera pa dyshim që duhet ta vlerësojmë dhe ta falënderojmë edhe përkrahjen nga odat dhe shoqatat e bizneseve, si; Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, KIMERK etj.’’, nënvizoi ai.

ALBED më rastin e 30-vjetorit u ofron klientëve vendin ku shfaqet kreativiteti dhe vendin ku imagjinata shfaqet në realitet.

“Në ketë datë të shënuar të 30-vjetorit të themelimit, ALBED po e sjell një dhuratë të përkryer për klientët e vet, e kjo dhuratë është vendi ku ne e shfaqim kreativitetin dhe perfeksionin, vendi ku imagjinata shfaqet në realitet. Pra, sonte zyrtarisht po e hapim show-roomin e tretë me radhë, këtu në Veternik, Prishtinë”.

‘’Edhe një herë Ju falënderojmë për pjesëmarrjen tuaj, sepse ju i shtoni vlerë këtij eventi dhe punës tonë dhe ju dëshirojmë mbrëmje të kënaqshme në këtë atmosfere feste”, ka thënë ai.

ALBED prej sot gjendet edhe në lagjen Veternik të Prishtinës. Ftoheni ta vizitoni!

Për më shumë detaje, kontaktoni në këtë numër telefoni: +383 (0) 45504774

/Shkrim i sponzorizuar/