Zhvillim
“Albaniada” – festivali që ringjall sportet tradicionale shqiptare
Sipas drejtorit të këtij festivali, Ekrem Tahiri, “Albaniada” është një rast i mirë për t’u njohur me lojërat tradicionale shqiptare
Olimpiada e sporteve dhe lojërave tradicionale shqiptare “Albaniada” do të mbahet prej 5 deri më 10 shtator, si zakonisht në fshatin Kukaj të Prishtinës. Siç ka bërë të ditur organizatori këtë vit “Albaniada” do të ketë më shumë aktivitete për shkak të rritjes së buxhetit nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe donatorëve.
Sipas drejtorit të këtij festivali, Ekrem Tahiri, “Albaniada” është një rast i mirë për t’u njohur me lojërat tradicionale shqiptare.
“Albaniada nuk është nisur kurrë të jetë një vit ose dy, po qëllimi është që kjo ngjarje të shkoj duke u rritur sepse synimin e ka ruajtjen dhe trashëgiminë e sporteve dhe lojërave tradicionale shqiptare. Për shkak te problemeve financiare vitin e kaluar nuk mundëm ta mbajmë, ku prapë edhe këtë vit nuk është me mirë se viti i kaluar mirëpo, për shkak dashurisë së madhe që e kemi dhe po ashtu po besojmë që është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të ruajtjes së trashëgimisë kulturore kemi vendos me mbajt”, ka thënë Tahiri për KultPlus.
“Albaniada”, që nga fillimet e saj ka nis si një projekt gjithëshqiptar dhe synimi i organizatorëve është që këtë festival ta dërgoj edhe në trojet tjera shqiptare.
Tahiri ka bërv të ditur se deri më tani pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar shumv grupe nga Shkupi, Ulqini, Lezha etj.
“Tani po mendojmë që ka ardhur koha që këtë aktivitet ta dërgojmë edhe në vende të tjera. Pra plani ynë është që prej vitit të ardhshëm të kalojmë në ndonjë qytet tjetër dhe të përpiqemi që këtë trashëgimi ta shpërndaj edhe në vende tjera”, ka thënë më tej drejtori i këtij festivali.
Ky festival përpos lojërave tradicionale ka edhe ushqim tradicional dhe qëllimi i organizimit është bashkimi i sporteve dhe lojërave të gjitha trevave shqiptare në një vend.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?