albinfo.ch
E-Diaspora
Alban Skenderaj: „Kam gjetur adhuruesit e mi në Zvicër“
Kantautori shqiptar, Alban Skenderaj, sërish ka mbushur plot klubin e quajtur „Blok“, në një lagje tejet të fekuentuar të natës në Cyrih.
Këngëtari i njohur nga Shqipëria po paraqitet për herë të dytë në Cyrih në organizim të njëjtë të Different Show të Fatmir Hazirit.
Para se të ngjitet në skenë mysafiri nga Tirana, publiku i mbledhur, shumica femra, kanë dëgjuar fillimisht këngëtarin e njohur shqiptar në Zvicër, Valon Muhadri dhe këngëtaren tjetër shqiptare që kishte ardhur nga Gjermania.
Pastaj është duartrokitur ngjitja në skenë e Alban Skenderajt, i cili për disa orë arriti të ndezë atmosferën e Cyrihut me baladat dhe hitet e tij tashmë të njohura, si „Vetëm ty“, „Thirrje e dëshpëruar“ “Eklips”, “Një herë në jetë”, “Refuzoj”, etj.
Publiku vazhdimisht këndonte bashkë me Skënderajn, por edhe vallëzonte, duke dhuruar kështu një atmosferë të jashtëzakonshme në këtë mbrëmje.
Fituesi dy herë i Top Fest, Këngës Magjike dhe shumë çmimeve të tjera në një bashkëbisedim me albinfo.ch tha se është ndarë me përshtypje të mira nga kjo mbrëmje në Cyrih, duke premtuar se do të vijë sërish para publikut zviceran.
„Më bëri përshtypje mentaliteti i tyre, duke njohur tregun e muzikës në Cyrih, po edhe Zvicër, pak a shumë, i cili është orientuar komercialisht, nëse kam qenë në ato vende të gabuara s’e kam gjetur veten. Djemtë, si duket, kishin mentalitetin që përputhet me parimet e mia muzikore artistike.
Fakti është që Cyrihun e dua si qytet, vij shpesh si për qejf, si për punë, dhe kam kaluar shumë mirë. Aq më tepër pas koncertit të parë që ishte organizuar shumë mirë, në një ambient shumë të bukur, ku ishin mbledhur njerëzit që do t’i quaj elita, ajka e shqiptarëve të Zvicrës“.
Ai mohon të jenë vetmë vajzat fansat e tij, por thotë të ketë adhurues të përzier që janë rritur me këngët e tij.
„Vajzat më entuziazmojnë, por kishte edhe shumë djem që këndonin e emocionoheshin dhe kalonin mirë me këngët e mia. E bukura e muzikës sime fillon nga një djalë apo vajzë 15 vjeçe që dëgjon muzikën, e deri te moshat e shtyra“, deklaron Skenderaj.
Pa dyshim që është ndier shumë mirë kur ka dëgjuar publikun duke i kënduar këngët e tij në shqip.
„Shqiptarët në Zvicër janë shumë të lidhur me rrënjët e tyre dhe janë në rrjedha me realitetin muzikor të Shqipërisë dhe Kosovë. Më nderon fakti që dëgjojnë muzikën time dhe shpresoj t’i ndihmoj që të mësojnë shqipen nga muzika ime“, tha Alban Skenderaj.
Madje, ai thotë se ka gjetur publikun e tij në Cyrih.
„Unë bëj muzikë prej 12 vjetësh dhe nuk e kisha gjetur përpara. Bëhet fjalë për një publik që vlerësojnë krijimtarinë dhe për këtë duhet një emancipim. Kërcimin dhe vallen i bëjmë me vite, por duhet edhe një vlerësim i krijimtarisë së dikujt“, thotë në këtë bashkëbisedim me albinfo.ch Alban Skenderaj, duke premtuar se do të vijë sërish të performojë në Cyrih të Zvicrës.
Skenderaj ka zbuluar për albinfo.ch se po punon në përgatitjen e 5 këngëve të reja.
Ai ka paralajmëruar edhe disa koncerte recitale me orkestër, siç kishte bërë vitin e kaluar dhe një të tillë do ta dëshironte edhe në Cyrih.
Vlen të përmedet edhe këtë herë organizimi i përkryer i Different Show, të cilët po sjellin freski kulturore përmes muzikës alternative.
Pas Alban Skenderajt, vjen me radhë në Cyrih këngëtarja e njohur shqiptare e xhazit, Elina Duni, e cila do të performojë më 23 janar.
Foto:Visar Kryeziu
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Referendumi për të frenuar lobimin politik në Zvicër Aktualisht, zyrtarëve të zgjedhur u kërkohet të votojnë në mënyrë të pavarur - pa udhëzime nga...
-
Demokracia në Zvicër: Pjesëmarrje e ulët në votime – a është kjo demokratike?
-
Trotinetët elektrikë të lirë nuk janë gjithmonë të cilësisë së mirë, paralajmërojnë ekspertët
-
Zvicër: Ku të gjeni karburantin më të lirë
-
Zvicra përpiqet ta bëjë ushtrinë më atraktive për vajzat e reja