E-Diaspora
Alban Pengili dhe Elda Laro shkëlqejnë para publikut gjerman
"Kur gishtat e tij “sulmonin” me shpejtësi marramendëse mbi telat e violinës dhe harku i tij si i egër fërkohej mbi tela, në sallën e kështjellës Lüdinghausen pati një duartrokitje frenetike të përzier me thirrjet “Bravo” të publikut"

Alban Pengili, docent në shkollën e muzikës në Lüdinghausen, i shoqëruar me piano nga Elda Laro kanë dhënë një koncert në kështjellëm Lündinghausen.
Koncerti ka entuziazmuar publikun e zgjedhur të qytetit të vogël gjerman. “Në katër telat e violinës së tij Albani ka ekzekutuar në mënyrë virtuoze pothuaj të gjitha teknikat (staccato, Arpeggio, Flageolett) duke bërë harkun e tij “të vallëzojë” dhe duke mos u lënë kështu asgjë mangut yjeve botërorë të violinës.
Në përmbyllje, pas ekzekutimit të Capriccio No.24 në a-Moll të Paganinit me rafinesë të hollë teknike, ku gishtat e tij “sulmonin” me shpejtësi marramendëse mbi telat e violinës dhe kur harku i tij si i egër fërkohej mbi tela, në sallën e kështjellës Lüdinghausen pati një duartrokitje frenetike të përzier me thirrjet “Bravo” të publikut.
Simpatia e publikut vlente edhe për shoqëruesen e tij, pianisten shqiptare Elda Laro, e cila pastaj e pasuroi programin edhe me pjesën e saj sofistike, duke ekzekutuar sonatën e njohur të Beethovenit “Mondscheinsonate”. Të dy artistet vijnë nga Shqipëria ku kanë filluar arsimimin e tyre dhe njihen mes vete nga ajo kohë, shkruan “Westfällische Nachrichten”.
Alban Pengili, i cili ka mbaruar studimet me notë të shkëlqyer në Tiranë dhe në Folkwang-Hochschule të Essenit, tash punon si pedagog në shkollat e muzikës në Lüdinghausen dhe Bottrop.
Ndërsa Elda Laro ka mbaruar studimet për piano në Paris dhe në Torino dhe ka marrë edh një diplomë për cembalo në Milano. Nga shtatori i vitit 2012 ajo është udhëheqëse e studios në teatrin e Münsterit dhe në të njëjtën kohë drejtuese e korit kncertal të Münsterit.
Programi i koncertit ka filluar me një paraqitje simpatike të vogëlushit 7 vjeçar Vincent Hempel i cili pati fituar një konkurs të rëndësishëm për instrumentistë të rinj dhe i cili është nxënës i Alban Pengilit.
Përzgjedhja që kishte bërë Pengili për violinë dhe për piano kërkonte kompetencë në muzikë klasike, perqndrim maksimal dhe vetëbesim të madh. Në këtë përzgjedhje hynin edhe katër valle popullore shqiptare të kompozuara nga Aleksandër Peçi, të cilat e “dërguan” publikun në një shëtitje nëpër Ballkan. Kjo bëhej e mundur ngase Albani me violinën e tij të krijonte jo vetëm pamje në kokë por edhe rrëfime të tëra”.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Dillan Barbatovci, kosovari i parë që u bë pjesë e Marinës Spanjolle Bëhet e ditur se Dillan Barbatovci, është kosovari i parë që është bërë pjesë e Marinës...
-
Langenthal: Shënohet 35 vjetori i pajtimit të madh shqiptar në Verrat e Llukës
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarët e lartë zviceranë në SHBA po bisedojnë me administratën Trump për të shmangur tarifat tregtare Karin Keller-Sutter dhe Guy Parmelin, të shoqëruar nga tre sekretarë të shtetit, janë në Shtetet e...
-
Trajnimi i refugjatëve për t’u bërë asistentë mjekësorë në Ringgenberg
-
Gazi është bërë më i lirë në kantonin Zug
-
Krahasim: Fluturimet u bënë më të lira por çfarë u shtrenjtua?
-
Shkrirja e shpejtë e dëborës në Alpet zvicerane: Turizmi dimëror përballet me sfida