Integrimi
Alban Imeri, zgjidhet si deputeti i parë shqiptarozviceran në Parlamentin e Kantonit Thurgau
Alban Imeri, kandidat i partisë BDP (Partia e Djathtë Demokratike) ka arritur të sigurojë një vend në Parlamentin e Kantonit Thurgau. Me këtë arritje ai bëhet shqiptarozvicerani i parë në këtë kanton që bëhet deputet në nivel kantonal. Albani po ashtu i shtohet numrit të vogël të shqiptarozviceranëve që kanë arritur të bëhen deputetë kantonesh, shkruan albinfo.ch. Deri tash në këtë nivel janë ngritur: Osman Osmani (Schaffhausen SP, mandati i dytë), Ylfete Fanaj (Lucern SP, mandati i dytë), Zari Xhaferi (Zug, SP, manadati i dytë) dhe Etrit Hasler (St. Gallen, mandati i dytë). Një mandat në parlamentin kantonal të Glarusit ka qenë deputet edhe Osman Sadiku, po ashtu i Partisë Socialdemokrate.
Duke u bërë deputet i BDP-së, Albani bëhet kështu shqiptari i parë që në këtë post është zgjedhur si kandidat i një partie të djathtë.
Studenti 25 vjeçar në drejtimin inxhinier i makinerisë me prejardhje nga Kumanova është prej kohësh aktiv në këtë parti dhe deri tash ka bërë emër të respektuar me aktivitetin e tij në kanton., bën të ditur albinfo.ch.
Ai pati kandiduar edhe në vitin 2012 po për këtë post, por nuk kishte arritur të zgjidhej. albinfo.ch e ka përcjellë në vazhdimësi aktivitetin dhe zhvillimin politik të këtij të riu ambicioz, që nga kandidimi i tij i parë, para katër vitesh
Albani ka lindur më 7 janar të vitit 1991 në Münsterlingen TG dhe prej vitit 1999 jeton me prindër në Egnach. Katër vite më parë ka qenë iniciator për formimin e degës së BDP-së në qarkun e Arbonit, nga ku më pas është zgjedhur presidenti i parë i BDP-së (Bürgerlich -Demokatische Partei) -Partia Demokratike Qytetare në po këtë qark, kurse për një periudhë të shkurtër ka qenë edhe anëtar i kryesisë së BDP-së në kantonin Thurgau.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriAlban Imeri
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni: Kandidat i partisë BDP (Partia e Djathtë Demokratike)
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?