Integrimi
Alban Imeri, nuk zgjidhet në komisionin për natyralizim
Tri vendet e liruara i kanë zënë: Bruno Niederer (SVP, 1047 vota), Ruedi Meier (SP, 1014 vota) dhe Urs Stoller (SVP, 978 vota). Ndërsa Alban Imeri ka fituar 583 vota duke mbetur i fudit në mesin e gjashtë kandidatëve
Javën e kaluar në qytetin Romanshorn të Kantonit Thugau janë mbajtur zgjedhjet për tre anëtarë në komisionin e natyralizimit (dhënien e shtetësisë shtetasve të huaj). Në garën për tri vende të lira patën konkurruar gjashtë veta, në mesin e të cilëve edhe politikani i ri me rrënjë shqiptare nga Maqedonia, Alban Imeri. Studenti 22 vjeçar, Imeri i cili është aktivist i partisë së re BDP (Partia e Djathtë Demokratike) nuk ia ka dalë të depërtojë në këtë garë.
Tri vendet e liruara i kanë zënë: Bruno Niederer (SVP, 1047 vota), Ruedi Meier (SP, 1014 vota) dhe Urs Stoller (SVP, 978 vota). Ndërsa Alban Imeri ka fituar 583 vota duke mbetur i fudit në mesin e gjashtë kandidatëve.
Me përbërjen e re, komisioni përbëhet nga 7 përfaqësues të SVP/UDC-së, 3 të FDP/PLR-së, 2 të SP/PS-së, një i CVP/PDC-së dhe 2 të pa parti.
Në një intervistë të dhënë në gazetën “St.galler Tagblatt” me rastin e kandidimit të tij për në Komisionin për Natyralizim, Albani është prezantuar si një i ri mendjehapur dhe me përvoja të larmishme. “Unë vetë e kam fituar shtetësinë e Zvicrës para tetë vitesh. Me këtë përvojë unë sjell me siguri një këndvështrim plotësues brenda komisionit për natyralizim”, ka thënë ai. Ndërsa ka pohuar se dy herë e ka ndjerë veten si i huaj: Në Zvicër, para se të fitonte shtetësinë e këtij vendi (deri në vitin 2005) dhe në Maqedoni, ku , ai thotë se “ndjehet edhe më i huaj se në Zvicër”.
Imeri thotë më tutje se sipas mendimit të tij, komisionet për natyralizim bëjnë gabim “kur nuk i japin shtetësinë një të huaji të moshuar, i cili, edhe pse i integruar, e flet gjermanishten me vështirësi, ndërsa ia japin ndonjë të riu që ka mësuar përmendësh përgjigjet e testit, edhe pse privatisht gjithë kohën flet kundër Zvicrës.”
Albani vitin e kaluar qe kandiduar për këshilltar në asamblenë e komunës së Romanshornit nga partia e tij BDP, ku nuk pati arritur të zgjidhej.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind