E-Diaspora
“Alba-Motorsport”, motoristë të flaktë me zemër të madhe
Shoqata e motoristëve shqiptarë në Argaua "Alba-motorsport" tash e tutje do të ketë një adresë: Aarauerstr. 4. në Reinach/AG
Të shtunën aktivistë të shoqatës së motoristëve “Alba-motorsport” kanë paralajmëruar hapjen e një zyre, ku do të vazhdojnë aktivitetet e deritashme humanitare.
Mbase përveq pasionit për të bërë turne me motor, i tërë aktiviteti i tyre ka të bëjë me humanizëm.
Kryetari i kësaj shoqate, Bujar Dullaj, me origjinë nga Prizreni, tha për albinfo.ch se po bëjnë këtë për të qenë më afër donatorëve, të cilët dëshirojnë të ndihmojnë vendet e tyre të origjinës, sidomos me pajisje mjekësore.
Shoqata ekziton që nga maji i 2002-ës, ndërsa zyrtarisht si shoqatë është aktive prej vitit 2005 në Zvicër.
E kishin filluar veprimtarinë e tyre vetëm me 4 motoristë, të cilët filluan me turne me motorë në Zvicër, kurse më pas kishin kaluar jashtë kufijve helvetikë.
“Jemi motoristët e parë shqiptarë që e pushtuam Nordkap-in, pikën më veriore të Evropës, ku me ne ishin edhe dy motoristë nga Kosova dhe një nga Shqipëria. Me kalimin e kohës kaluam në turne ektreme, siç janë Elefantëntreffen në Bayerische Wald dhe takimi i pinguinos në Valladoid të Spanjës, që të dyat takime ekstreme që mbahen vetëm në dimër”, flet për aventurat e shoqatës “Alba-motorsport”, Dullaj.
“Ndërkohë filluam kontatekte me shoqatat e tjera simotra të motoristëve të Evropës “Eurobikers”, BBH Biker” dhe Brummi Hilfe dhe BVDM (Bundes Verband der Deutsche Motorrad fahrer), të cilat ishin motoristë të flaktë po ashtu dhe njerëz me zemër të madhe humanitare. Xhiroja e parë me Eurobikers ishte në Shqipëri, që na bënë një pritje të jashtëzakonshme, kështu që vendosëm qė vitin e ardhshëm prapë të jemi me ta dhe të jemi pjesë e këtyre organizimeve”, thotë Dullaj.
Alba-Motorsport ishte ftuar nė Berlin, ku i ofruan të jetë si shoqatë aktive mes tyre.
Bujar Dullaj tashmë është anëtar i kryesis së “Eurobikers” dhe koordinator i aksioneve humanitare në vendet e Ballkanit, pa asnjë përjashtim: Rumani, Bullgari, Kroaci, Serbi, Maqedoni, Kosovë e Shqipëri.
Alba-Motorsport në bashkëpunim me “Eurobikers” edhe me BHB në Gjermani furnizuan disa spitale të Kosovës me pajisje të nevjoshme mjekësore.
Alba Motorsport kishte organizuar një udhëtim me motorë në Prizren. Në këtë aventurë të tyre ishin përfshirë herën e parë 130 motoristë, ndërsa herën e dytë 80 motoristë.
Perveç kësaj, motoristët e “Alba-motorsport” kanë ndihmuar me projektet e tyre humanitare në disa vende të Kosovës: Zllakuqan, Kallirin e Mirësisë në Prizren, Klinë, Istog.
Pastaj me aktivitetet e tyre humanitare kanë vazhduar në Shqipëri, në Tiranë, Shkodër dhe Mirditë. Vitin e kaluar ishin edhe në Kumanovë të Maqedonisë, ndërsa kanë paralajmëruar një aksion tjetër humanitar në Kërçovë të Maqedonisë.
Bëhet fjalë për një karrocë elektrike dhe krevat që do t’i sigurohet një të riu invalid shqiptar, ndërsa një aksion tjetër është paraparë edhe në Bujanoc.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi