Lifestyle
Alba Festival “mobilizon” mijëra të rinj shqiptarë nga e gjithë bota
Të rinj dhe të reja nga shumë vende evropiane, por edhe nga Amerika e largët, tashmë kishin zënë vendet e tyre brenda zonës së paraparë ku do të mbahej festivali
Në orën 14:00 gjatë pasdites së djeshme në Zürich, temperatura tashmë shënonte mbi 30 gradë. Por vapa që mbretëronte, nuk ishte aspak pengesë për mijëra djem dhe vajza që ia kishin mësyrë zonës së Hardturm-it në Zürich, ku prisnin me padurim për të qenë të pranishëm në Festivalin e parë në qiell të hapur Alba Festival, ngjarje kjo e vetmja në Zvicër dhe më gjerë, ku publikut do t`i ofrohej muzikë shqip me artistët më të famshëm shqiptarë.
Përkundër vapës, radhët vetëm sa bëheshin më të gjata, përderisa fillimi parashihej për në orën 17:00.
Të rinj dhe të reja nga shumë vende evropiane, por edhe nga Amerika e largët, tashmë kishin zënë vendet e tyre brenda zonës së paraparë ku do të mbahej festivali.
Gentiana, Isufi dhe Arbana kishin përshkuar mbi 600 kilometra nga Gjermania për në Zürich, për të qenë pjesë e Alba Festivalit. Të entuziazmuara që në Zvicër po bëhet një organizim i tillë ku do të mblidhen shumë shqiptarë, ishte motivi i tyre kryesor për të qenë aty, duke mos përjashtuar edhe programin mjaft të pasur muzikor.
Ndërkaq Adelina Shala, së bashku me shoqet e saj (hiç më pak se 7), kishte ardhur enkas nga Grazi i Austrisë për të ndjekur Alba festivalin. Pos nxehtësisë dhe ndonjëherë radhëve të gjatë për të blerë pije, duket se për të dhe shoqet e saj ia ka vlejtur të kalosh mbi 700 kilometra për të qenë e pranishme në Zürich, duke premtuar se nuk do të mungojë assesi nëse ky festival mbahet edhe vitin e ardhshëm.
Edhe Franca kishte në Alba festival „përfaqësuesit” e vet. Mario, Filloreta,Ylli dhe Iliriani tashmë kishin zënë vend në në hapësirën ku mbahej festivali. Ata u shprehën se po kalonin më së miri me muzikën dhe artistët në skenë.
Arminën e gjetëm teksa kërcente nën tingujt e muzikës. E ardhur enkas nga Texasi i SHBA-së, së bashku me Fatimen e cila vinte nga Manchesteri në Angli, ato së bashku ishin shumë të lumtura që po merrnin pjesë në një ngjarje të tillë, ku e gjitha frymonte shqip.
Motrat Miranda dhe Majlinda Balaj, ishin mysafiret nga Antwerpen e Belgjikës që kishin vendosur të kalonin fundjavën në Zvicër, me dëshirën e vetme për të ndjekur nga afër Alba festival. Me vlerësimin e tyre 10/10, ato kanë fjalët më të mira për festivalin, duke i uruar vazhdimësi.
Në anën tjetër, oragnizatori Adem Morina, pas natës së parë, ndjehej mjaft i kënaqur me rrjedhën e organizimit, por e theksoi po ashtu se është dashur një punë e madhë për të arritur deri këtu. Sipas tij përkundër vapës së madhe, llogaritet se ishin afërsisht 8.000-10.000 persona.
Gjatë ditës së sotme mbahet edhe dita e dytë e Festivalit, kur prania e yllit të padiskutueshëm botëror të muzikës, Rita Ora, ka ngjallur interesim shumë të madh, e me ç`rast pritet që numri i të pranishmëve të jetë ende më i madh. Kështu, gjasat janë se prania e publikut do t`i kalojë parashikimet e organizatorëve.
(Fotot: Agron Bajrami)
E-Diaspora
-
Prokurori publik i Cyrihut hap procedurë kundër Sanija Ametit Prokuroria publike e Cyrihut ka hapur procedurë penale kundër Sanija Ametit. Në shtator, politikania e GLP-së...
-
Zvicër: Kosovari dënohet me 32 muaj burgim për vrasje nga pakujdesia
-
Kosova për herë të parë në Yellow Cup në Zvicër
-
Certifikohen nga KQZ-ja 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për deputetë
-
Kjo është arsyeja pse nuk ka anulime të fluturimeve të aeroplanëve edhe nëse ka mjegull në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti miraton letërnjoftimin e ri elektronik E-ID e re zvicerane është nën çatinë e Parlamentit. Këshilli i Shteteve ka pranuar ndryshimet teknike...
-
Zvicër: Krijohet lehtësim i shkëmbimit të informacionit ndërmjet shteteve të Shengenit
-
Dhoma e Kantoneve refuzon të shtrëngojë masat për bashkimin familjar
-
Këshilli Federal dëshiron të ndajë paketën e marrëveshjeve me BE-në
-
Qeveria federale paralajmëron për rrezikun nga rrugët e rrëshqitshme