Lajme
Alarmon Greqia: Evropa do të përballet me një valë tjetër emigracioni
Europa duhet të përgatitet për një valë tjetër migrantësh dhe refugjatësh, theksoi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë.
Njëqind ditë pas marrjes së funksioneve, Mitsotakis, vendi i të cilit është rikthyer këtë vit në portën kryesore të hyrjes migratore në Europë, ashpërsoi tonet ndaj vendeve të Bashkimit Europian, duke refuzuar pritjen e imigrantëve në Greqi.
“Do të ketë pasoja për ata që zgjedhin të mos marrin pjesë në këtë manovër të solidaritetit europian”, theksoi kryeministri konservator, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch.
Para Parlamentit grek kryeministri kishte paralajmëruar se do të kërkonte sanksione specifike kundër këtyre vendeve, pa i përmendur.
Me më shumë se 70 000 azilkërkues në Greqi, 33 000 prej të cilëve në ishujt e Egjeut, në afërsi të Turqisë, Mitsotakis e cilësoi të papranueshme qasjen e disa vendeve anëtare të BE-së që mendojnë se ky nuk është problemi i tyre.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë