Bota
Alarm fals në Londër, paniku kap qytetarët
Një raportim për të shtëna në stacionin e Oksford në Londër, ka bërë që forca të shumta policie të zbarkojnë në vendngjarje dhe ta trajtojnë çështjen si një sulm terrorist duke kërkuar edhe evakuimin e të pranishmëve.
Për disa minuta, të përfshirë edhe nga paniku i madh e njerëzve që frekuentojnë këtë rrugë, situata u bë edhe më e rëndë nga sa ishte.
“Policia është përgjigjur sikur incidenti të jetë një ngjarje terroriste. Oficerë të armatosur dhe të paarmatosur janë në vendngjarjen dhe po bashkëpunojnë me policinë rrugore”, raportohet në mediat ndërkombëtare përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, pas disa verifikimesh ka rezultuar se raportimi për të shtëna ka qenë një alarm fals, e tashmë është njoftuar zyrtarisht se në zonë nuk ka asnjë rrezik.
Dëshmitarë të shumtë shkruan në mediat sociale se kanë parë njerëz të shumtë që largoheshin me shpejtësi dhe të zënë nga paniku nga stacioni i Oksford, por tashmë pritet që gjithçka t’i kthehet normalitetit.
http://www.dailymotion.com/video/x6aif1j
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik