Shkurt.ch

Alarm bombe, evakuohet migrosi i Brug-ut

Një kërcënim bombe në migrosin e Brugut ka detyruar sot në mëngjes policinë që të evakuojë personelin dhe qytetarët nga e gjithë qendra tregtare Neumarkt e qytetit Brugg (AG). Por deri në këto momente polica nuk ka gjetur ndonjë objekt të dyshimtë.

Në orën 9.45 minuta polica ka nxjerrë jashtë qytetarët që gjendeshin në migros. Janë dhjetë makina policie që kanë rrethuar vendin dhe janë angazhuar edhe qenët policorë, njofton “argauerzeitung.ch.Një seri kërcënimesh me bomba kishte shqetësuar qytetarët e Zvicrës edhe muaj më parë. Për fat, të gjitha alarmet deri më tash kanë dalë të rreme.