Shkurt.ch

Al-Kaida-s i vazhdohet ndalesa në Zvicër

Përmes urdhëresës së Qeverisë Federale, ndalimi i organizatave terroriste do të vazhdohet fillimisht edhe për tri vitet e ardhshme

Ndalimi i Organizatës terroriste Al-Kaida në Zvicër do të mbetet edhe më tutje në fuqi. Vendimi për ndalimin e saj është marrë në nëntorin e vitit 2001 dhe prej atëherë është vazhduar disa herë.

Në fund të vitit në vijim do të kalonte përfundimisht afati i vendimit të nxjerrë atëbotë për shkaqe rreziku të drejtpërdrejtë. Kjo është arsyeja që ka shtyrë Qeverinë Federale që të nxjerrë një urdhëresë të re për këtë çështje.

Përmes kësaj urdhërese ndalimi i organizatave terroriste do të vazhdohet fillimisht edhe për tri vitet e ardhshme, përcjellin mediet zvicerane vendimin e qeverisë.

Në kuadër të ndalesës përfshihet edhe mbështetja personale dhe metariale e Al-Kaida-s dhe organizatave të ngjashme si dhe rekrutimi i anëtarësisë.