Lajme

Akuzohet ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i është ngritur aktakuza nga juria federale në hetimin e këshilltarit special Jack Smith në përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 që çuan në sulmin e 6 janarit 2021 në Capitolin e SHBA-së, përcjell albinfo.ch.

CNN shkruan se kjo është hera e tretë që Trump akuzohet për vepra penale.

Ish-presidenti akuzohet për “komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara”, “komplot për të penguar procedurën zyrtare”, “pengimi dhe përpjekja për pengim në procedurë zyrtare” dhe “komplot kundër të drejtave”, përcjell albinfo.ch.

Ai më herët është akuzuar për dokumentet klasifikuara në qershor dhe për mashtrim biznesi në mars.

Trup po rikandidon për president në zgjedhjet e vitit 2024.