Lajme
Ngrihet akuza ndaj kosovarit për vrasjen e kryer 5 muaj më parë, në Düsseldorf
52-vjeçari kosovar mësohet se ka qëlluar disa herë në drejtim të restorantit, duke vrarë menaxherin, një 38-vjeçar gjermano-boshnjak
Pesë muaj pas të shtënave me pasoja fatale për një menaxher restoranti në Düsseldorf, u ngritën akuza kundër sulmuesit të dyshuar.
I akuzuari është një shtetas kosovar. Ai ishte arrestuar në vendngjarje dhe që atëherë ndodhet në paraburgim. 52-vjeçari Rustem R. akuzohet për vrasje dhe shkelje të ligjit të armëve, konfirmon një zëdhënëse e gjykatës së Landit të Dyseldorfit, transmeton albinfo.ch. Nuk është caktuar ende ndonjë datë gjykimi.
Të shtënat janë shkrepur natën e 29 prillit rreth orës 2:45 të mëngjesit përpara një lokali në Herzogstrasse në qendër të Düsseldorfit. Më parë, në restorant kishte një mosmarrëveshje mes të akuzuarit tashmë dhe operatorit 38-vjeçar të restorantit.
Pasi debati ka kaluar nga lokali në rrugë, 52-vjeçari mësohet se ka qëlluar disa herë në drejtim të restorantit, shkruan dpa.de. 38-vjeçari gjermano-boshnjak, i cili thuhet se ka qenë një reper gangsta, iu nënshtrua plagëve të marra në vendngjarje përkundër të gjitha përpjekjeve për reanimim.
Sipas prokurorisë, 52-vjeçari atë natë ka dashur të përballet me tashmë të ndjerin. Shkak mësohet se kanë qenë 15 mijë euro që Rustem R. i kishte humbur më parë teksa luante bixhoz, përcjell albinfo.ch. Sipas gjykatës, i akuzuari ende nuk ka komentuar për akuzat që i ngarkohen.
Ekziston një video e dëshmitarit okular që supozohet se tregon Rustem R. duke qëndruar me armë në dorë përballë viktimës të shtrirë në tokë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën














