Lajme

Akuzohet Google për shpërndarje të të dhënave personale

Megjithëse produktet e Google janë në pjesën më të madhe falas për përdoruesit, këta të fundit në kthim ofrojnë disa nga informacionet e tyre private për kompaninë.

Ky informacion mund të përdoret për qëllime marketingu dhe reklamimi, kështu që nuk është për t’u habitur që ne po shohim gjithnjë e më shumë reklama të synuara.

Sidoqoftë, Google duket se ka shkuar një hap më tej kur bëhet fjalë për gjurmimin e përdoruesve, por kësaj radhe pa dijeninë e tyre.

Sipas një raporti nga Financial Times, shfletuesi Brave ka akuzuar Google se gjurmon përdoruesit përmes faqeve të fshehura të internetit, përmes të cilave informacionet e përdoruesve janë mbledhur dhe më pas përdoren për qëllime marketingu, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch.

Ky informacion u zbulua fillimisht nga Johnny Ryan, një drejtues i politikës së intimitetit në Brave, i cili gjeti faqet e internetit sekrete, pasi pa të dhënat e tij të gjurmimit të tregtuara në bursën e aksioneve të marketingut në Google.

Pas kësaj, informacioni i shpalosur iu dërgua autoriteteve rregullatore në Irlandë për kërkime.