Lajme

Akuzat ndaj dy zviceranëve se përdhunuan një grua në Barcelonë

Në plazh në Barcelonë, dy turistë zviceranë thuhet se kanë abuzuar seksualisht me një grua të re. Ata u arrestuan pak më vonë nga policia. Policia e Barcelonës arrestoi dy persona zviceranë të premten, duke pretenduar se kishin përdhunuar një turiste 22 vjeçare në plazh.

Sipas gazetës 20 minuta, zviceranët e kishin takuar gruan 22 vjeçare në një klub. Të tre sipas 20 minuta, flisnin frengjisht ndërsa kur gruaja kishte shkuar në tualet zviceranët e kishin ndjekur.

Atje, të dy ishin përpjekur ta përdhunonin gruan. Por pa sukses. Kështu që e detyruan atë të largohet nga klubi me ta dhe të shkojë në plazhin e Somorrostro.

Shoqëria e viktimës kishte gjetur gruan e tronditur në plazh. Të njëjtit kishin lajmëruar policinë dhe kishin përshkruar dukjen e zviceranëve. Të njëjtit ishin arrestuar më pas, përcjell Albinfo.ch.

Ishte edhe viktima ajo që kishte identifikuar të dy të dyshuarit.