Lajme

Akullnajat zvicerane, në gjendje më të mirë

Falë reshjeve të bollshme të borës në dimrin që lamë pas, “gjendja e akullnajave zvicerane është më e mirë se vitet e fundit”, sipas Mathias Huus, kreu i rrjetit të anketimit glaciologjik të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.

Akullnajat, të cilat janë ndikuar shumë nga ndryshimet klimatike në vitet e mëparshme, tani janë më mirë.

A është bora që ra gjatë dimrit 2023 – 2024 e mjaftueshme për të rikthyer dëmin?

“Ndoshta jo”, tha Huss, duke shtuar, megjithatë, se humbjet mund të jenë më pak dramatike.