Lajme

Aktualisht, farmacive zvicerane u mungojnë 948 barna

Përkeqësohet mungesa e barnave në Zvicër

Përderisa qindra medikamente kanë mbaruar për një kohë të gjatë në Zvicër, situata po bëhet gjithnjë e më e rëndë, përcjell albinfo.ch.

Aktualisht, farmacive u mungojnë 948 barna dhe të tjera pritet të zhduken nga raftet javët e ardhshme.

Për krahasim, në fillim të vitit 2023, rreth 125 medikamente ishin në mungesë ose mungonin fare.

Lista aktuale e barnave që mungojnë përfshin disa antibiotikë, qetësues kundër dhimbjeve, si dhe medikamente për trajtimin e diabetit dhe presionit të lartë të gjakut.

Një nga arsyet e mungesës janë ndërprerjet e prodhimit, veçanërisht në Kinë.

Shumë fabrika në Kinë, të cilat prodhojnë substanca aktive për medikamente të shitura në Zvicër dhe Evropë, kanë mbetur pa punë që nga pandemia Covid.