Lifestyle
Aktorja Salma Hayek ndihmon meksikanët
Aktorja e lindur në Meksikë është zotuar se do t’i dhurojë 100,000 dollarë

Aktorja e famshme Salma Hayek ka bërë thirrje për grumbullimin e fondeve për t’i dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Meksikë.
Meksika është përfshirë nga fatkeqësia më e madhe natyrore që nga vitit 1985. Aktorja e lindur në Meksikë është zotuar se do t’i dhurojë 100,000 dollarë.
“Shumë fëmijë e familje janë prekur dhe kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme” tha aktorja e nominuar për Oscar.
Aktorja i shfrytëzoi rrjetet sociale për të bërë thirrje për ndihmë, derisa deri më tani ka konfirmuar se ka mbledhur plotë 230,000 dollarë. “Isha zhvendosur nga ndërtesa ime pas tërmetit të vitit 1985 në Mexico City, derisa shumë miq të mi vdiqën” ka shkruar Hayek në Instagram.
E-Diaspora
-
Deputeti zviceran, kundër diskriminimit të kosovarëve në sigurimin e makinave Pensionistët kosovarë janë të dëmtuar nga sigurimi i makinave: Deputeti i Parlamentit zviceran kërkon të ndalojë...
-
Austri: Ekspozitë e piktorit shqiptar Haxhi Fejzullahi
-
Doktori nga Kosova emërohet shef klinike në landin e Thuringenit në Gjermani
-
Puna me kohë të pjesshme: Si të shmangni boshllëqet e pensioneve
-
Gjenevë: U promovua libri “Shekulli i parë” në një festë të kujtesës historike
Jeta në Zvicër
-
Lozana rrezikon të humbasë statusin si kryeqytet i Vaud-it Një propozim i ri nga 23 deputetë të kantonit Vaud synon të ndryshojë statusin e Lozanës...
-
Franga zvicerane “fituesja” më e madhe nga tarifat e Trumpit – por çfarë ndodh me konsumatorët zviceranë?
-
Industria zvicerane e djathit në krizë, prodhuesit detyrohen të ndërpresin veprimtarinë
-
Fillon puna për Eurovizion në Bazel
-
Çmimet e transportit publik në Zvicër do të mbeten të pandryshuara deri në vitin 2026