Lifestyle

Aktorja Mandy Moore bëhet me yll në Hollywood

Ylli i serisë ‘This is Us’, Mandy Moore e cila gjatë karrierës së saj është nominuar për disa shpërblime, përfshirë këtu çmimet “Grammy” dhe “Globi i Artë”, qe e pranishme në ceremoninë e zbulimit të yllit të saj, ku duhej tejet e lumtur dhe njëkohësisht e emocionuar për këtë nderim.

“Si një vajzë e vogël nga Orlando e Floridës, e cila e kishte filluar këndimin me interpretimin e himnit kombëtar, nuk jam e sigurt nëse kam pasur ëndrra kaq të mëdha. Kurrë nuk e kisha menduar që diçka e tillë do të më ndodhte, prandaj po ndihem shumë mirënjohëse dhe çuditshëm në të njëjtën kohë. Kur fillova punë në këtë industri, isha vetëm 14-vjeçare dhe qëllimi im si një vajzë e re dhe naive, ishte të mbijetoja në këtë biznes sa më gjatë që ishte e mundur, të krijoja diçka me kuptim dhe jetëgjatë si dhe t’i zhvilloja aftësitë e mia edhe në drejtime të tjera. Gjatë këtij rrugëtimi, unë i kam bërë ca gabime dhe vendime të dyshimta kreative, por nuk po ndalem tani te kjo gjë, thjesht ju them se çdo vendim, i mirë apo i gabuar, ka qenë pjesë e sinqertë e imja”, përcjell albinfo.ch.

Moore, në ceremoninë e zbulimit të yllit të saj, shoqërohej edhe nga kolegu, Shane West dhe regjisori Mark Shankman, nga filmi i vitit 2002 “A Walk to Remember”.

Edhe kolegët nga seria e njohur dhe shumë e suksesshme, “This is Us”, erdhën për ta nderuar mikeshën e tyre.

Aktorja Mandy Moore, karrierën e filloi si këngëtare, para se të përfshihej në projekte të ndryshme filmike dhe televizive.

Ajo e ka huazuar zërin për personazhin shumë të dashur për fëmijë, Rapunzel, në filmin studios  Disney, “Tangled”, si dhe njihet për rolet e saj në projekte të tilla si, “Entourage”, “The Simpsons”, “Scrubs” dhe “Grey’s Anatomy”.