Lajme
Aktorja Eva Alikaj tregon për jetën mes Shqipërisë dhe Austrisë
Aktorja e madhe, Eva Alikaj, në një intervistë ka treguar shumëçka për jetën e saj mes Shqipërisë dhe Austrisë, familjen si dhe anën profesionale dhe rikthimin në skenë, transmeton albinfo.ch.
Alikaj tha se është duke organizuar një mbrëmje poetike me aktorët Timo Flloko dhe Ndriçim Xhepa. “Për momentin po merrem me organizimin e një mbrëmjeje poetike, ku do të jenë aktorët Timo Flloko dhe Ndriçim Xhepa. Unë nuk e kam lëvruar këtë zhanër, por më ka pëlqyer shumë. Shpresojmë që së shpejti ta shfaqim. Provat bëhen në ambient të hapur, pa maskë, por me distancë”, tregoi ajo.
Eva Alikaj lindi në Tiranë më 25 prill 1961, nga viti 1991 jeton në Austri.
Sa i përket jetës në Austri, ku jeton me prindërit, ajo tha se e ka të dashur dhe këtë vend teksa djali Xhino jeton në Gjermani.
Nuk bëj një jetë spektakulare, një jetë normale. Normalisht që Austria ka një standard tjetër. Këto vitet e fundit më është bërë e dashur Austria. Nuk e di se ku do të doja të rrija, në Shqipëri apo në Austri. Është bërë dhe aty si vendi im.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun