Lifestyle

Aktorja Aparacio thotë se do të bëhet inspirim për të tjerët

Një video amatore tregon emocionet e aktores Yalitza Aparicio, ylli i filmit “Roma”, teksa e merr vesh se është nominuar për aktoren më të mirë në Oscars. Aktorja meksikane ka thënë se nominimi i saj ka thyer shumë stereotipe, edhe për shtetin prej nga vjen.

“Është ndryshim drastik, sepse sinqerisht kurrë nuk kam menduar që kjo është e mundur. Mësoheni që njerëzit të cilët i shihni në televizion nuk duken si ju, madje vini në pikën kur mendoni se kjo nuk ju takon juve”, ka thënë aktorja.

Aparacio, 25-vjeçare, që kurrë më parë nuk kishte rol profesional, ka thënë se shpreson që do të shërbejë si inspirim për aktorët e tjerë që t’i ndjekin ëndrrat e tyre. “Roma”, i xhiruar i tëri në spanjisht dhe gjuhën indogjene meksikane, ka marrë 10 nominime për Oscar dhe është favorit për ta fituar çmimin kryesor.