Lajme
Aktori shqiptar vazhdon karrierën në Hollywood, luan krah Halle Berry
Marko i është bashkuar një produksioni hollivudian
Aktori shqiptar, Marko Caka, vazhdon karrierën në industrinë amerikane të filmit. Pas anëtarësimit të tij në SagAftra, kohët e fundit Marko i është bashkuar një produksioni hollivudian, ku do të luajë në krah të aktorëve të njohur, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, ai ka marrë pjesë në produksione të ndryshme filmike vitet e fundit dhe duket se nga viti në vit po arrin në tjetër nivel në Hollywood.
Tashmë ai i është bashkuar një produksioni hollivudian, ku do të luajë krah Halle Berry. Postimi i tij i fundit u motivua nga protestat dhe trazirat disaditore në Amerikë, pas vrasjes së George Floyd, me aktorin që doli kundër racizmit.
“Ne punojmë së bashku. Ne jetojmë së bashku. Ne ndryshojmë atë së bashku! Është privilegji im të punoj me ty”, shkruante aktori teksa pozon krah Halle Berry. Ndërkohë, Marko luan rolin e një gangsteri rus në “Bruised”, i cili është një film sportiv amerikan i ardhshëm, i drejtuar nga Halle Berry, me skenar të Michelle Rosenfarb. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë