Lifestyle

Aktori Geoffrey Rush, fiton gjyqin për sjellje të pahijshme

Fituesi i çmimit “Oscar”, Geoffrey Rush, ka fituar 850 mijë dollarë australianë, pasi një gjykatë vlerësoi se tabloidi i Neës Corp-it ia dëmtoi imazhin, kur raportoi se aktori pati sjellje të pahijshme ndaj një kolegeje, gjatë realizimit të filmit “King Lear”.

Gjykata Federale deklaroi se Daily Telegraph dështoi të faktonte se lajmi për aktorin ishte i vërtetë dhe vendosi për dëme ekonomike, pasi ylli i filmit të “Piratëve të Karaibeve”, nuk kishte mundur të fitonte role pas këtij raportimi.

Rush, 67-vjeçar, tha se artikulli ishte gënjeshtër dhe Telegraphi dëshironte të krijonte një rast të ngjashëm të akuzave për ngacmime seksuale, siç ndodhi me producentin amerikan, Harvey Weinstein.

Daily Telegraph, kishte shkruar se aktori që luan rolin kryesor në dramën e Shekspirit, ishte akuzuar nga një kolege për sjellje të pahijshme, por nuk kishte saktësuar se nga kush ishte bërë kjo akuzë. Jashtë gjykatës, Rush tha se është i kënaqur me vendimin, por shtoi se i vjen keq për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë rast.