Shëndetësi
Aktoret në Georgia të SHBA-së kundërshtojnë ligjin për abortin
Georgia është bërë shteti i katërt i kontrolluar nga republikanët në Shtetet e Bashkuara që aprovon ligjin e rreptë kundër abortit.
Ky ligj ka ngjallur debat të madh dhe ndaj tij ka pasur reagime të ashpra.
Aktorja Alyssa Milano është bërë hit nëpër rrjete sociale me thirrjet për gratë që të mos bëjnë marrëdhënie seksuale, si protestë kundër ligjeve të abortit që po aprovohen nga shtetet republikane, raporton KTV, transmeton albinfo.ch.
Ohio, Mississippi dhe Alabama, tashmë e kanë miratuar ligjin që ndalon abortin pas javës së gjashtë të shtatzënisë, por po kundërshtohet nga gratë, pasi deri në këtë javë ato nuk e dinë nëse janë shtatzënë, ndërsa simptomat si të vjellat në mëngjes, zakonisht fillojnë të shfaqen pas javës së nëntë.
50 aktorë të njohur të Hollywoodit kanë gjetur një mënyrë të mirë për të protestuar ndaj këtij ligji.
Shteti i Georgias njoftoi se vetëm gjatë vitit 2018 ka pasur fitime rreth 2 miliardë dollarë nga realizimi i serive e filmave të njohur nëpër këtë shtet dhe këtë e kanë shfrytëzuar aktorët që paralajmëruan bojkotimin e Georgias për projektet e ardhshme.
“Duam të qëndrojmë në Georgia, por nuk do të heshtim dhe do të bëjmë gjithçka që kemi në fuqi që industrinë tonë ta shpërngulim në një shtet më të sigurt për gratë nëse Georgia e miraton këtë ligj”, thuhet në letrën e nënshkruar nga aktorë të njohur si Ben Stiller, Sean Penn e Christina Applegate.
Ndërsa, aktorja Milano edhe një herë e ka vënë në pah këtë letër derisa thirrjet për ndalim të marrëdhënieve i ka arsyetuar se gratë gjatë historisë përdorën të njëjtën metodë për të kërkuar reforma politike. Një gjë të tillë, ajo thotë se e kanë bërë gratë irakiane në vitin 1600 kur kërkuan përfundimin e luftës civile.
“Po fshihen të drejtat tona të riprodhimit. Derisa gratë të kenë në kontroll të plotë trupin e tyre, nuk mund të rrezikojmë shtatzëninë”, ka shkruar aktorja në Twitter.
Një ligj të tillë tentoi ta aprovonte edhe Kentucky, por hasi në kundërshtim nga gjykata që e rrëzoi këtë ligj. Një përballje me Gjykatën pritet ta ketë edhe shteti i Georgias për këtë çështje.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra