Lajme
Aktorët kosovarë vizitojnë Konsullatën në Cyrih, takohen me diplomatët e Kosovës në Zvicër

Aktorët kosovarë, që po marrin pjesë në Festivalin e Filmit të Cyrihut, respektivisht regjisorja e filmit artistik ‘’Zgjoi’’, Blerta Basholli, znj Fahrije Hoti, personazhi kryesor në këtë film, aktorja Yllka Gashi dhe ata të shfaqjes teatrale ‘’Swiss Connection’’ nga dramaturgu, Jeton Neziraj, aktorët Aurita Agushi dhe Adrian Morina vizituan Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih.
Ata u pritën nga Udhëheqësi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati dhe këshilltarja në Konsullatë, znj Shukrije Ramadani.
Me këtë rast, udhëheqësi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Sami Kastrati, i shprehu mirëseardhje mysafirëve, duke i falënderuar ata për rolin dhe kontributin që ata po japin në promovimin dhe afirmimin e vendit dhe vlerave tona nëpërmjet diplomacisë kulturore.
Komedia ‘’Swiss Connection’’ e kishte premierën e saj më datën 25 shtator, 2021 në teatrin Winklewiese në Zurich, ndërsa premiera e filmit ‘’Zgjoi’’ shfaqet me datën 27 shtator, 2021.
E-Diaspora
-
Emigranti që u kthye në Shqipëri e po kontribuon në turizmin lokal Jeton Xhepa nga Dibra pas shumë vitesh në emigracion prej 3 vitesh ka hapur resortin e...
-
Puna “në të zezë” – Stafi i kuzhinës së hotelit dëbohet në Kosovë
-
Ftesë për debat të hapur me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve në Gjenevë
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, iftar me përfaqësues diplomatikë dhe personalitete të diasporës
-
44.224 vota nga mërgata për Lëvizjen Vetëvendosje
Jeta në Zvicër
-
Deputetët: Banorët e Cyrihut duhet të kenë përparësi për strehimin në dispozicion Duke pasur parasysh mungesën kronike të banesave të Cyrihut, disa deputetë kanë paraqitur një mocion në...
-
Shumica e kompanive në Zvicër nuk respektojnë ligjin e punësimit
-
Zvicër: Ka mungesë të vezëve
-
Aeroporti i Cyrihut me parkingun më të shtrenjtë në botë
-
Moti për këtë javë: Lamtumirë motit pranveror, do të jetë përsëri lagësht dhe freskët