Lajme

Vazhdon tkurrja ekonomike në Eurozonë, por shpresat e vaksinës rrisin optimizmin

Aktiviteti i biznesit në zonën Euro u tkurr ashpër këtë muaj, përderisa bllokimet detyruan shumë firma në industrinë dominuese të bllokut të mbylleshin përkohësisht, megjithëse lajmet për vaksinat e mundshme rritën shpresat për vitin 2021, treguan sondazhet të hënën.

Ekonomia e bllokut është në rrugën e duhur për recesionin e saj të parë të dyfishtë në gati një dekadë pasi një valë e dytë e koronavirusit përfshin gjithë Evropën, një sondazh i Reuters sugjeroi javën e kaluar.

Por të hënën, AstraZeneca e Britanisë tha se vaksina e saj mund të jetë rreth 90% efektive pa ndonjë efekt serioz anësor.

Pfizer dhe Moderna gjithashtu kanë zhvilluar vaksina efektive në dukje dhe Indeksi i Menaxherëve të Blerjeve të së hënës (PMI) tregoi optimizëm për përmirësimin e vitit në vijim në nivelin më të lartë që para se të godiste pandemia në kontinent, shkruan “Reuters”, përcjell tutje albinfo.ch.