E-Diaspora
Aktivitete të shumta për nder të 17 Shkurtit organizohen në Austri
Me rastin e 11-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, aktivitete të shumta kulturore-artistike do të mbahen në Austri. Shoqata dhe asociacione të ndryshme shqiptare kanë organizuar programe të pasura për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në këtë shtet
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu” dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ju ftojnë në orën letrare për nder të 11-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Vjenë të Austrisë.
“Në program do të ketë promovime librash dhe disa autorë të pranishëm do të lexojnë nga krijimet e tyre më të fundit. Programi është vetëm në gjuhën shqipe. Në fund do të shtrohet një koktej modest i rastit. Ejani të festojmë bashkë përmes librit dhe poezisë”, thuhet në ftesën e LSHKSHA “Aleksandër Moisiu”, Vjenë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, raporton “albinfo.ch”.
Aktiviteti mbahet të premten me datën 15 shkurt nga ora 18.00 në lokacionet e Ambasadës në Vjenë.
Festa e Pavarësisë së Kosovës do të manifestohet edhe më evente muzikore. Klubi shqiptar në Vjenë “Flatin Events” do të bëj dy organizime. Më 15 shkurt mbahet mbrëmje rinore më këngëtarët: Ardian Gaxha, Lori dhe Samanta Karavello, ndërkohë të dielën do të jetë një koncert familjar me këngëtarët: Shaqir Cervadiku dhe Leta, ndërsa për humor do të kujdeset aktori, Kreshnik Ibrahimi.
Një koncert tjetër familjar i cili tashmë është tradicional organizohet nga shoqata që e mban emrin e datës së Pavarësisë. Shoqata “17 Shkurti” në Baden, do të organizojë koncert familjar me datën 16 shkurt, duke filluar nga ora 16.00.
Në këtë aktivitet kulturo-artistik pritet të këtë recitime nga fëmijët për të vazhduar me këngë e valle shqiptare nga ansambli i shoqatës. Më pastaj koncerti do të jetë i lirë dhe të pranishmit do të argëtohen me këngëtarët: Vjollca Selimi dhe Kudret Rrustemi. Si çdo herë tjetër, hyrja do të jetë falas.
Nuk mungojnë as aktivitetet sportive
Për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës, në Austri nuk do të mungojnë as aktivitetet sportive.
“Liga Shqiptare e Futbollit në Austri” organizon më 24.02.2019 turne në futboll të vogël. Ftohen të interesuarit që me kohë të bëjnë paraqitjen e ekipeve pranë organeve të LSHFA-së”, thuhet në njoftimin e LSHFA-së.
Ndeshjet do të zhvillohen ora 10.00 në një palestër në qarkun e 23-të të Vjenës.
Një turnir tjetër sportiv do të jetë edhe ai i shahut. Klubi i shahut “Arbëria” në Vjenë po me datën 24.02. do të organizojë turnir të shahut që do të fillojë nga ora 13.00 në restorantin “Kastaniengarten” në Schwechat, pak kilometra larg Vjenës.
Aktivitete kulturo-artistike do të mbahen edhe në qytete të tjera të Austrisë të organizuar nga shoqata dhe klube të ndryshme shqiptare që veprojnë në Austri.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër Me reshjet e borës së ditëve të fundit, vendpushimet e skive, nga më i madhi tek...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore