Integrimi
Aktivitete të shumta në Austri për nder të Pavarësisë së Kosovës
Shoqata të ndryshme tashmë kanë caktuar edhe datat e mbajtjes së aktiviteteve shqiptare në Austri. Informatat më të hollësishme, në tekstin në vazhdim

Aktivitete të shumta kulturore-artistike dhe sportive do të organizohen në Austri këto ditë, për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Shoqata të ndryshme tashmë kanë caktuar edhe datat e mbajtjes së aktiviteteve shqiptare në Austri.
Vjenë, 7 shkurt: Grupi „Dont’t Listen to Your Neigbors“
Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri në bashkëpunim me shoqatat e tjera, dhe me përkrahjen e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës si dhe “Europahaus”, për nder të festës së Pavarësisë ka ftuar një nga grupet më unike „Don’t Listen to Your Neigbors“ nga Gjakova, i cili do të performojë muzikë të vjetër shqiptare, të përpunuar në një stil të veçantë të xhazit.
Kjo mbrëmje pritet të bashkojë një numër të madh të rinjsh shqiptarë në Austri, por edhe dashamirë të muzikës së vjetër shqiptare.
Koncerti mbahet më 7 shkurt, prej orës 20:00 në Tunnel Vienna Live,
Adresa: Florianigasse 39, 1080 Wien.
8 shkurt, koncert familjar në Baden
Në qytetin Baden të Austrisë do të organizohet një tjetër aktivitete kushtuar Pavarësisë së Kosovës. Koncerti që organizohet tradicionalisht nga Shoqata “17 shkurti” është një aktivitet familjar. Të pranishmit do t’i argëtojnë Xhafer Ahmetaj dhe Syne Loshi. Nuk do të mungojnë as poezitë dhe vallet tradicionale shqiptare. I pranishëm do të jetë edhe eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.
Koncerti mbahet më 8 shkurt, prej orës 16.00, në Baden të Austrisë.
14 shkurt, përurimi i librit “Studius austriakë dhe shqiptarë në Austri”
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, organizon përurimin e librit “Studiues austriakë e shqiptarë në Austri”, autor i të cilit është mësuesi shqiptar në Austri dhe aktivisti i njohur, Hazir Mehmeti.
“Këtë vepër ia dedikoj vajzës sime Dr. Vlora Mehmeti Tërshani, e cila u nda nga jeta padrejtësisht mu në hovin e marshimit shkencor të saj. Libri ka brumin e tij nga hulumtimet e mia disavjeçare rreth figurave shumë të respektuara të kombit, pa të cilët nuk do ishim këtu ku jemi sot”, ka shkruar ai.
Libri përurohet më 14 shkurt nga ora 18.00 në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Vjenë.
Adresa: Goldegasse 2/14, 1040 Wien.
16 shkurt, turne humanitar i futbollit
Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, si rëndom për festat e shteteve shqiptare, edhe këtë vit organizon turne të futbollit për nder të Pavarësisë së Kosovës. Në këtë turne do të paraqiten 16 ekipe shqiptare. Turneu ka karakter humanitar dhe mjetet e mbledhura nga ai do të dorëzohen në Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë për ndihmë viktimave nga tërmeti.
Turneu mbahet më 16 shkurt, duke filluar nga ora 10:00.
Adresa: Anton Baumgartnerstr. 123, 1230 Wien.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Pesë ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Numër rekord i të huajve janë të punësuar në punët kryesore në Zvicër dhe çfarë duhet...
-
Një e treta e dentistëve në Zvicër “fryjnë” faturat e tyre
-
Asnjë çmim i transportit publik zviceran nuk rritet në vitin 2026
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës