Shkurt.ch

Aktivitete për Ditën Ndërkombëtare të muzeve

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, që shënohet sot, më 15 maj, 210 muze të Zvicrës ftojnë publikun që të vizitojë eksponatet e tyre. Kjo, për këtë ditë, në shumë prej tyre do të mundësohet falas.

Përveç udhëheqjes së zakonshme nga kustosët e muzeve, pjesë të ofertës së të dielës do të jenë edhe vozitja me vetura oldtimner, punëtoritë e pikturës ose të fotografisë etj. Kështu, në Cartoonmuseum të Bazelit, për shembull, vizitorët mund të mësojnë nga mjeshtri i vjetër Ted Scapa se si realizohen filmat vizatimorë.

Motoja e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve këtë vit do të jetë “çfarë tregojnë sendet”.

Rreth 20.000 muze në gjithë botën për këtë ditë do të ofrojnë aksione speciale.