Integrimi
Aktivisti shqiptar, në Këshillin e të Huajve në Baden Württemberg
Tefik Ramadani, me prejardhje nga Kosova, pedagog social dhe aktivst i shumanshëm, është prej 13 vitesh anëtar i Këshillit të të Huajve të qytetit Mannheim
Tefik Ramadani, anëtar i Këshillit të të huajve (migracionit) për qytetin Mannheim, pak ditë më parë është zgjedhur për të përfaqësuar migrantët edhe në nivel të landit (Republikës Federale), shkruan morgenweb.de. Me fjalë tjera, Tefiku tash është anëtar i kryesisë së bashkësisë në nivel republikan për përfaqësitë komunale të migrantëve të Baden-Württembergut (LAKA).
Pas dorëheqjes së një anëtari tjetër, është dashur të zihej vendi i mbetur bosh, bën të ditur i posazgjedhuri për gazetën. Tefik Ramadani, me prejardhje nga Kosova, është prej 13 vitesh anëtar i këshillit të të huajve të qytetit Mannheim, shkruan albinfo.ch.
Të dy organizatat e përmendura kanë për detyrë për t`i zgjidhur problemet në bashkëjetesën në mes të njerëzve me prejardhje të huaj dhe vendësve.
Në mesin e prioriteteve në postij e ri, Ramadani thotë se është edhe mësimi plotësues në gjuhët amtare të migrantëve. Sigurisht këtu ai e ka parasysh edhe mësimin plotësues në gjuhën shqipe, pasi që atë e njeh më nga afër.
Ai po ashtu synon që edhe në pozitën që tash ka marrë në nivel landi, të japë kontributin e vet për suksesin e integrimit. “Migrantët do të duhej të trajtoheshin në mënyrë të barabartë. Por sigurisht, ata duhet që të pranojnë dhe respektojnë ligjet, vlerat dhe kulturën e vendit. Ne të gjithë duhet të angazhohemi kudo për këtë”, thotë ai.
Ramadani, një ish i burgosur politik nga Kosova, me familjen e tij jeton në Gjermani që nga fillimi i viteve `90. Ai punon si pedagog social, merret me ndihmë socialpedagogjike për familjet, në kuadër të “Jugendamt”-t (Zyra për të rinjtë), pastaj përkthyes nga shqipja, kujdestar ligjor në rastet ku për këtë merret vednim nga gjykata e kudestarisë (Betreuungsgericht). Po ashtu ai është zgjedhur edhe gjyqtar-porot, te Gjykata Administrative në Karlsruhe ndërsa mban një kurs të gjuhës shqipe për të interesuarit, në “Mannheimer Abendakademie”. Dhe Tefiku njihet edhe si aktivist i komunitetit shqiptar në regjionin ku jeton e më gjerë. Njëra vajzë e tij, Arta Ramadani është një gazetare dhe redaktore e njohur e televizionit të njohur gjerman ZDF ndërsa tjetra, Vjosa, është piktore.
Ndryshe, Tefiku është edhe anëtar i komisionit zgjedhor, ndërsa në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Gjerman, ishte edhe nënkryetar i komisionit në fjalë. Për këtë angazhim, atij i është ndarë një mirënjohje nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë, e nënshrkuar ngakryebashkiaku i Mannheimit. Dr. Peter Kurz, tregon ai për albinfo.ch.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
A do të bëjë Zvicra një tjetër boom në Eurovision falë “fuqisë kosovare”? ESC 2025: Loredana dhe EAZ mund të përfaqësojnë Zvicrën në Bazel. Përmendet edhe mundësia që të...
-
Një libër për fundvit, takim me shkrimtarin Ilir Xheladini
-
Foto
Ambasada Shqiptare dhe studentët shqiptarë të Neuchâtelit shënojnë 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë
-
Vota e diasporës, një hap i rëndësishëm për demokracinë shqiptare
-
NISMA kërkon votat e diasporës për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Simbolet naziste së shpejti do të ndalohen në Zvicër Svastikat dhe përshëndetjet e Hitlerit duhet të ndalohen në hapësirat publike në Zvicër. Këshilli Federal ka...
-
Këshilli Federal refuzon tatimin mbi trashëgiminë e madhe
-
Në këto rrugë do të ketë trafik të ngarkuar gjatë ditëve të festave
-
SNB rrit tregun e pasurive të paluajtshme
-
Punimet në Gotthard nisin në janar, ky është orari për udhëtarët