Lajme

Aktivistët e ndryshimit klimatik sot protestuan në gjithë Zvicrën

Policia shpërndau aktivistët e klimës që demonstruan në kryeqytetin zviceran, Bernë, të premten.

Demonstruesit janë mbledhur në 15 qytete, në gjithë vendin, duke kërkuar një strategji më ambicioze kombëtare për klimën.

Autoritetet e Bernës kishin dhënë dritën jeshile për protestën ndaj klimës, por me kusht që numri i njerëzve që merrnin pjesë të mos kalonte 15, në mënyrë që të pajtoheshin me rregulloret e Covid-19, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch

Rreth 300 protestues u kërkuan nga policia të largoheshin nga sheshi. Policia më vonë ndërhyri për të shpërndarë turmat dhe kreu kontrolle identiteti. Demotrat e klimës do të merrnin pjesë në 15 qytete zvicerane për të përkuar me protestat ndërkombëtare në 50 vende nën parullën #NoMoreEmptyPromises.

Qeveria Zvicerane dëshiron që vendi të jetë neutral ndaj klimës deri në vitin 2050. Por, kjo strategji nuk është aq ambicioze, sipas kritikëve.

Më 17 janar të vitit të kaluar më shumë se 10,000 njerëz nga e gjithë Zvicra u bashkuan me një grevë klimatike përvjetore, e cila u ndoq nga aktivistja suedeze Greta Thunberg. Kjo demonstratë u mbajt për të shënuar përvjetorin e një viti, përcjell tutje albinfo.ch.