Portrete të firmave
“Aktive Pflege” e Sejat Sylejmanit, një histori suksesi në Austri
Sejat Sylejmani, nga Kuki i Dragashit, ka hapur në Vjenë një biznes të tij të suksesshëm për kujdesin shëndetësor. “Aktive Pflege”, nën udhëheqjen e tij, ofron shërbime të kujdesit shëndetësor dhe social për personat që kanë nevojë për ndihmë në jetën e përditshme
Sejat Sylejmani, tani baba i tre fëmijëve, e nisi karrierën si infermier në Kosovë, pasi përfundoi studimet për infermieri, në vitin 2001. Deri në vitin 2006 ai kishe shërbyer në qytetin e tij të lindjes, por po atë vit ai migroi në Austri. Fillimet ishin të vështira, pasi sfida e njohjes së gjuhës gjermane dhe njohja e diplomës ishin një rrugë e gjatë që duhej ndjekur. Megjithatë, pas përpjekjeve të shumta, ai arriti të punësohet në “Caritas”, në Vjenë, ku ka 8 vjet që ushtron profesionin e infermierit për t´iu ndihmuar njerëzve në nevojë. Gjatë viteve 2016-2017 ai përfundoi me sukses studimet për menaxhimin e mesëm të shëndetësisë, gjë që i hapi rrugë që të punësohej si menaxher i ekipit të mjekëve dhe punonjësve në Malteser.
Mirëpo, e gjithë kjo eksperiencë nuk ishte e mjaftueshme për Sejatin. Ai donte që gjithë përvojën e tij në fushën e shëndetësisë ta zbatonte në një biznes që do ishte i tij. Për albinfo.at, ai ka treguar se hapja e “Aktive Pflege” është pika më e lartë e karrierës së tij.
Shërbimet që ofron “Aktive Pflege”
“Aktive Pflege” ofron shërbime të ndryshme mjekësore dhe të kujdesit shëndetësor, përfshirë edhe kujdesin në shtëpi për personat në nevojë.
“Shërbimet mjekësore përfshijnë aktivitetet dhe procedurat që janë të drejtpërdrejta për trajtimin mjekësor të pacientëve, si për shembull, administrimi i medikamenteve, infuzioneve, marrja e analizave të gjakut dhe kryerja e EKG-së. Kujdesi shëndetësor përfshijn ndihmën dhe mbështetjen në aktivitete të përditshme dhe përkujdesjen personale, si për shembull, menaxhimi i plagëve, kujdesi për stomat dhe ndihma në menaxhimin e inkontinencës”, ka sqaruar Sejati.
Ai bashkë me stafin e tij përpiqen të jenë sa më profesional, dhe synojnë që ta arrijnë më të mirën, duke ofruar shërbim të plotë sipas dëshirës së klientëve.
Kujdesi në shtëpi për higjienë personale, ushqim dhe medikamente, trajtim i plagëve, monitorim i shëndetit, kujdes pas operacionit, kujdes paliativ, si dhe këshillim dhe mbështjetje për familjarët, janë disa nga shërbimet e tjera që ofron “Aktive Pflege”.
“Spitexi ynë dallohet për ofrimin e kujdesit të personalizuar dhe përkushtimin profesional. Ne sigurojmë komunikim në gjuhën shqipe për të ndihmuar pacientët që nuk flasin gjermanisht dhe ofrojmë mbështetje të plotë për nevojat e ndryshme shëndetësore dhe përditshmërisë. Fleksibiliteti ynë në orare dhe angazhimi i punonjësve të lirë kur është e nevojshme na ndihmon të përmbushim kërkesat e pacientëve tanë në mënyrë efektive”, ka thënë Sejati.
Një mesazh për bashkatdhetarët
“Ju dhe të afërmit tuaj do të merrni këshillim falas dhe individuale. Çdo pacient është unik dhe ne i kushtojmë rëndësi të madhe përmirësimit të qëndrueshëm të cilësisë së jetës suaj. Kënaqësia dhe mirëqenia juaj janë në qendër të përpjekjeve tona”, kështu e nis Sejati mesazhin e tij për bashkatdhetarët shqiptarë.
Ai thotë se pacientët shqiptarë nga mungesa e informacionit edhe mund të ngurrojnë të kërkojnë ndihmë nga spitexi i tij.
“Po, është e mundur që pacientët shqiptarë të ngurrojnë të shfrytëzojnë shërbimet e Aktive Pflege për disa arsye, si mungesa e informacionit, barriera gjuhësore, dyshime ndaj shërbimeve të panjohura dhe preferenca për kujdesin brenda familjes. Megjithatë, ne jemi të interesuar për çdo klient, duke përfshirë edhe komunitetin tonë, dhe do të dëshironim të adresojmë këto shqetësime për të ofruar mbështetje dhe informacion të qartë në gjuhën shqipe, si dhe për të ndihmuar në ndërtimin e besimit”, ka thënë ai.
Ndërsa, ka shtuar se shqiptarëve nuk do t´iu mungojë në asnjë rast mbështetja nga stafi, të cilët mund të shpjegojnë qartazi secilin dokument gjatë procesit.
“Ne ofrojmë informacion të qartë dhe të detajuar për shërbimet dhe përfitimet që ato sjellin. Edhe pse dokumentet nuk janë në shqip, ne mund të ndihmojmë me shpjegime dhe përkthime për të bërë procesin më të lehtë. Jemi të përkushtuar për të ofruar kujdes profesional dhe të besueshëm dhe ofrojmë mbështetje për çdo pyetje ose shqetësim që mund të keni. Shërbimet tona janë të dizajnuara për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të ndihmuar në menaxhimin e kushteve shëndetësore”, ka shtuar ai.
“Aktive Pflege” synon të zgjerohet dhe ka gjithmonë qëllim përmirësimin e shërbimeve. Ata planifikojnë të rrisin kapacitetin duke angazhuar më shumë profesionistë, të zhvillojnë shërbime të reja, e po ashtu të përmirësojë shërbimet në gjuhën shqipe.
“Ne punojmë individualisht, në bazë të nevojave dhe burimeve të pacientëve, për të përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve”.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë Drejtuesja politike e PD të Shqipërisë për Diasporën, Jozefina Topalli po qëndron në New York të...
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
-
Një rrugë në Filadelfia të SHBA-së merr emrin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”
-
Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Spanjë 32-vjeçari shqiptar
-
Itali: Shpërthen fabrika e fishekzjarreve, humbin jeten 2 motra dhe një 18-vjeçar shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor Të mërkurën, Këshilli Federal vendosi hyrjen në fuqi të urdhëresës përkatëse për 1 janar 2025, ashgu...
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025
-
Shumica e zviceranëve nuk i pëlqejnë masat shtrënguese të qeverisë së tyre