Fotolajmi

Akti terrorist në Francë, arrestohet një çift shqiptar

Dy shqiptarë, një burrë dhe një grua, janë arrestuar të dielen si të dyshuar për mbështetje logjistike mbi atentatin morbid, i cili shkaktoi vdekjen e 84 personave të pafasjshëm në Nicë.

 

Autori i atentatit në Nice, tuniziani Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, e kishte vizituar paraprakisht  ngjarjen morbide gjatë 12 dhe 13 korrikut me kamionin, i cili i shërbeu për të realizuar masakrën e 14 korrikut, njoftojnë burime që hetojnë rastin. Mes qindra dëshmitarëve të cilët janë ndëgjuar, disa nga ata e kanë theksuar orientimin fetar të vrastarit, sipas të njejtit burim, shkruan 20 minutes, përcjell albinfo.ch.

Një çift shqiptar në paraburgim

Albinfo.ch mëson nga 20 minutes, i cili mbështetet në burime policore dhe të drejtësisë franceze, se dy shqiptarë, një burrë dhe një grua, janë paraburgosur të dielen në hetimin mbi atentatin morbid, i cili shkaktoi vdekjen e 84 personave të pafasjshëm në Niceë.

Ky lajm, i konfirmuar nga organet e rendit të Francës, pohon se çifti, i arrestuar në Nice, dyshohet të ketë ndihmuar në aspektin logjistik, Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, 31 vjeçar, i cili me profesion ishte shofer kamioni, dhe i cili iu vërsul turmës së pafajshmëve në shetitoren frannceze të buzë detit në Nice.

Të paraburgosurit e kanë përshkruar terroristin Mohamed Lahouaiej-Bouhlel si një person të dhunshëm, dhe i cili nuk kishte pasur deri më vonë ndonjë interesim për fenë, njofton albinfo.ch, duke iu referuar shtypit zviceran, i cili bazohet në burime policore franceze. Tani për tani, hulumtimi i materialit informatik, si dhe i telefonit nuk kanë mundur të ndihmojnë në ndriçimit e motiveve të vrasësit.