Kosova

Aksioni në “Call center”, ngrihen 700 mijë euro

Vazhdon aksioni nga Policia e Kosovës në disa qendra të “Call center”

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se aksioni i nisur një ditë më parë në “Call center” në 17 lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Ferizaj, ka vazhduar edhe sot.

Sipas Prokurorisë gjatë ditës së sotme janë ngrirë 700.000 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë e “Call center” në mënyrë të kundërligjshme, lidhur me veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Krimit të organizuar”, përcjell albinfo.ch.

“Deri më tani nga ky operacion janë ngrirë 700.000 euro, janë sekuestruar 160.000 euro, 6 vetura, janë arrestuar tetëmbëdhjetë persona, si dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobilë, e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.