Lajme

Aksionet në “Twitter”, me rritjen rekorde të përdoruesve

“Twitter”  të enjten raportoi rritjen më të lartë vjetore të përdoruesve të përditshëm, duke rritur aksionet e saj deri në 6%.

Përdoruesit aktivë të përditshme të Twitter u rritën 34% nga viti në vit, në 186 milionë, mbi vlerësimin e analistëve prej 176 milionë, në një ngritje që ishte nxitur kryesisht nga faktorë të jashtëm, si informatat përreth pandemisë COVID-19.

Shitjet e reklamave, të cilat përbëjnë 82% të të ardhurave të Twitter-it, ranë 23% në 562 milionë dollarë, një rënie që kompania u atribuohet pauzave të shpenzimeve të markave të lidhura me pandeminë dhe trazirat në SHBA.

Të ardhurat totale të Twitter-it arritën në 683 milionë dollarë, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.