Kosova
Aksion për pastrimin e Drinit të Bardhë dhe Ujëvarës së Mirushës

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, organizata “Let’s do it Kosova” po organizon dy aksione për pastrimin e mjedisit, përcjell albinfo.ch.
Në datat 5 dhe 6 qershor, “Let’s do it Kosova u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të pastrojnë Drinin e Bardhë dhe Ujvarën e Mirushës.
“Kosova është e pasur me burime të shumta ujore. Por, është për keqardhje se si këto pasuri natyrore po degradohen dita ditës nga aktiviteti njerëzor, siç është ndotja nga mbeturinat e shumta. Duke ju kërkuar secilit prej jush që të mos rrini duarkryq, “Let’s Do It” ju fton që t’i bashkoheni nismës tonë për pastrimin e dy prej perlave të vendit tonë: Ujëvarën e Drinit të Bardhë dhe atë të Mirushës”, thuhet në njoftim.
Për vullnetarët pjesëmarrës, organizata do të mbulojë transportin, pije, ushqim dhe do të ofrojë aktivitete argëtuese.
Sipas njoftimit të organizatorëve, mbledhja e vullnetarëve më 5 Qershor do të bëhet në ora 11:30, ndërsa më 6 Qershor në ora 9:00 tek Monumenti “New Born”, dhe më pas nga aty bëhet nisja për në destinacionet përkatëse, përcjell albinfo.ch.
“Më 5 Qershor nisemi për në Pejë, gjegjësisht në Radavc, ku do të keni rastin të shihni për së afërmi mrekullitë natyrore të Kosovës – Ujëvarën e Drinit të Bardhë. Më pas, të gjithë së bashku do të pastrojmë hapësirën përreth kësaj ujëvare si dhe një pjesë të Lumit Drini i Bardhë. Më 6 Qershor ju ftojmë që të bashkoheni me ne në aksionin e pastrimit të Ujëvarës së Mirushës dhe njëkohësisht të jeni pjesë e festës me shumë aktivitete”, kanë shkruar tutje.
Ky aktivitet i “Let’s do it Kosova” po organizohet në bashkëpunim me Lëvizjen Globale “River Cleanup”.
E-Diaspora
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit Të hënën, më 14 prill 2025, në ambientet e shkollës HLB (Hinterleisbach) në Buchrain të kantonit...
-
Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve
-
Gjon’s Tears i ftuar special në “Eurovision 2025”
-
Votimi i diasporës, zarfet e para vijnë sot në Tiranë
-
Kanë mashtruar me firmën e kopshtarisë: Djali dëbohet në Kosovë, babai “shpëton”
Jeta në Zvicër
-
Shitja e një apartamenti është gjithnjë e më e vështirë, veçanërisht në Ticino Në nivel kombëtar, kohëzgjatja mesatare e publikimit të një reklame në portalet kryesore u rrit me...
-
Banorët e Brienzit lejohen të kthehen në shtëpi gjatë fundjavave
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit
-
Qeveria zvicerane synon të zbusë standardet për shpërndarjen e postës
-
Kompanitë zvicerane gjithashtu mbështeten te “influencerët” për të shitur më shumë