Kosova

Aksion para gjykatës për vrasjen e Liridona Ademajt

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist mëngjesin e sotëm ka zhvilluar aksion simbolik para Gjykatës Themelore në Prishtinë, para nisjes së seancës dëgjimore ndaj Naim Murselit, bashkëshortit të Liridona Ademaj, si dhe dy të dyshuarve tjerë për vrasjen e saj.

Para objektit të gjykatës u ngrit parulla “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.

Naim Murseli, burri i tanimë të ndjerës Liridona Ademaj, e ka pranuar se e ka porositur vrasjen e gruas së tij teksa thuhet se ai ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e saj.

Ndryshe, tashmë kanë arritur në gjykatë Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Ademajt, të cilëve pritet t’u caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.