Kosova
Aksion në Zveçan: Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake
Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka realizuar aksion në Zveçan, ku ka sekuestruar armë, municion e veshje ushtarake.
Sipas njoftimit, aksioni është kryer në rrugën “Kralj Petri” në Zveçan nga njësitet policore, transmeton albinfo.ch.
“Gjatë kontrollimit janë gjetur tre kavanozë (bure) plastikë të groposur në dhe, në të cilët kishte pasur uniforma ushtarake, armë AK47, granata dore dhe fishekë. Fillimisht një bure është gjetur nga njësitet e DRP Mitrovicë Veri, e më pas nga Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive janë gjetur edhe dy bure të tjera”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë marrë nga Policia janë:
- 4 granata M75
- Dy pushkë automatike AK 47
- Gjashtë karikatorë me municion të AK 47
- Një karikator i zbrazët
- 156 fishek të AK 47
- 179 fishekë të M48
- Një antiplumb ushtarak, me dy pllaka
- Tre palë pantallona
- Katër jakne ushtarake
- Dy jelekë taktikë
- Dy gas maska
- Dy çanta krahu ushtarake
- 5 rripa ushtarakë të brezit
- Një maicë e zezë.
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025? Me përfundimin e vitit 2024, në vende të ndryshme të botës planifikohen ndryshimet për vitin e...
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”
-
Pronarët e makinave në Gjenevë, të tronditur nga rritja e taksave
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër