Lajme
Aksion i përbashkët policor Maqedoni-Gjermani
Janë arrestuar rreth 50 trafikantë të drogës
Policia e Maqedonisë sot ka arrestuar rreth 16 persona në disa qytete të vendit të dyshuar si pjesë të rrjetit prej 50 vetave të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave.
Arrestimet janë bërë në bashkëpunim me policinë gjermane, ndërsa në të njëjtën kohë në Frankfurt të Gjermanisë janë arrestuar mbi 35 veta, prej të cilëve 19 shtetas të Maqedonisë, të cilët ishin pjesë e këtij rrjeti.
Sic raporton INA arrestimet janë kryer në Shkup, Kumanovë, Shtip, Manastir, Shën Nikollë dhe Strugë, ndërsa personat e këtij rrjeti gjatë kohë ishin përcjell dhe hetuar nga organet policore.
Një person i këtij rrjeti tashmë gjendet në burg, ndërsa tre të tjerë janë në arrati.
Ky grup kriminal më së shumti merrej me trafikimin e heroinës, por edhe me lloje tjera të lëndëve narkotike.
Gjithashtu dyshimet janë edhe për përfshirje në pastrimin e parave përmes kompanive vendore.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih