Jeta në Zvicër

Aksion i madh policor pas hajnave në Aargau, kapen 13 prej tyre

Në një operacion kërkimi në shkallë të gjerë kundër hajnave, policia në kantonin e Aargaut ka arrestuar 13 persona. Dy prej tyre u arrestuan pasi u përpoqën të arratisen dhe dy të tjerë pak pas një përpjekjeje për plaçkitje, përcjell albinfo.ch.

Siç raportojnë mediat lokale në Aargau, aksioni i policisë ka ndodhur këtë fundjavë, rreth 140 forca nga policia kantonale kishin marrë pjesë në operacionin e koordinuar të kërkimit.

Patrullat kontrollonin fillimisht akset kryesore dhe kryqëzimet e autostradave.

Në orët e hershme të mbrëmjes, policia pastaj ngriti pika kontrolli të mëdha në disa komuna, ku çdo automjet ishte ndaluar dhe kontrolluar.

Deri vonë në mbrëmje, ekipet e vogla u shpërndanë në zona të ndryshme në kërkim të hajnave.

Përveç patrullave me uniformë, ishin në aksion edhe ekipe civile nëpër stacionet hekurudhore, qendrat e qyteteve, ose në qendrat tregtare pas hajnave.

Një hetim i parë ka rezultuar i suksesshëm pas orës 15:00 në Hunzenschwil, ku një makinë e pasagjerëve me tre shtetas nga Kosova u ndaluan, të cilët ishin duke qëndruar ilegalisht në Zvicër. Ata janë marrë në paraburgim.

Pak pas orës 15:30 një veturë tjetër u ndal në Aarburg, në të cilin një shqiptar nga Kosova dhe dy të tjerë ishin kapur me një shumë të madhe të parave të gatshme. Në kontrollin më të hollësishëm është gjetur edhe heroinë.

Pas orës 19 të së shtunës një veturë tjetër pasagjerësh ishte arratisur në Küttingen. Gjatë arratisjes, një qese me kaçavida u hodh nga automjeti në lëvizje, e cila ishte kapur shumë shpejt nga policia. Të dy gjeorgjianët që ishin në të, u arrestuan.

Në orën 20.20, një makinë me dy kosovarë dhe një italian u ndalua në Rupperswil. Kontrolli zbuloi se një nga kosovarët kishte fletarrestim.