E-Diaspora
Aksion i madh i policisë gjermane kundër trafikimit të punëtorëve nga Shqipëria
Në fokus të bastisjeve ka qenë një familje e madhe nga Maqedonia e Veriut, me banim në Bremen dhe me lidhje shumë të mira në Shqipëri
Një klan familjar nga Maqedonia e Veriut ka qenë cak i një aksioni të madh bastisjesh të cilin e ka ndërmarrë dje Policia Federale Gjermane në tri republika të Gjermanisë. Plot 620 policë kanë qenë të përfshirë në aksionin e përmasave të gjera që u zhvillua të mërkurën në Bremen, Ritterhunde dhe në Nürnberg, shkruan focus.de.
Trafikantët dyshohen se kanë sjellë në Gjermani punëtorë nga Shqipëria duke shfrytëzuar pasaporta të falsifikuara, dokumente të blera që mundësojnë hyrjen në Gjermani, kontrata fiktive të punës dhe adresa fiktive.
Të dyshuar janë tetë persona të moshave 31 deri 68 vjeçare me shtetësi gjermane, maqedonase, shqiptare dhe turke, transmeton albinfo.ch. Me urdhër të Prokurorisë Publike të Bremenit, të mërkurën janë bërë 25 bastisje shtëpishë. Nuk ka pasur asnjë të arrestuar.
Siç shkruan gazeta Bild, në fokus të bastisjeve ka qenë një familje e madhe nga Maqedonia e Veriut, me banim në Bremen dhe me lidhje shumë të mira në Shqipëri. Sipas gazetës, ky klan familjar ka ngritur në Gjermani një rrjet ndërmarrjesh të ndërtimit, të patundshmërive dhe të pastrimit.
Lista e akuzave ndaj tetë personave në fjalë është e gjatë, përcjell albinfo.ch. Ata, sipas të dhënave policore kanë rekrutuar punëtorë në Shqipëri, kanë bërë kontrata pune për lehtësimin e marrjes së vizave dhe i kanë furnizuar ata me pasaporta italiane dhe greke ose i kanë prodhuar vetë këto pasaporta.
Pastaj në Gjermani ata kanë marrë me qira banesa për shqiptarët e sjellë në këtë mënyrë, u kanë ndërmjetesuar vende pune atyre dhe i kanë ndihmuar për qasjen me autoritetet dhe për hapjen e llogarive bankare.
Akuza i ngarkon ata për trafikim të të huajve dhe për falsifikim të dokumenteve.
Në kuadër të aksionit të djeshëm janë bastisur veç tjerash edhe banesat dhe vendet e punës të personave të akuzuar si dhe të vetë punëtorëve të trafikuar, transmeton albinfo.ch.
Policia tash është duke bërë vlerësimin e telefonave mobilë dhe të mediumeve për ruajtjen e të dhënave (memory Stick). Si gjetje rasti, policët kanë konfiskuar një revole dhe dy pushkë gjahu.
Policia kërkon mirëkuptim nga opinioni se nuk mund të ofrojë më tepër të dhëna ër shkak të interesit që ka për sigurimin e zhvillimit të procedurave të nevojshme.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra