Kosova
Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro
Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona në 14 lokacione, në katër qytete të ndryshme të Kosovës, të mërkurën, pas hetimeve disamujore të Prokurorisë Speciale. Ata dyshohen për “hyrje të paautorizuar kompjuterike” dhe “mashtrim”.
Siç ka njoftuar Policia, aksioni u zhvillua në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë. Gjatë operacionit janë sekuestruar 120 mijë euro të gatshme, pesë vetura, mjete financiare nëpër banka dhe prona të paluajtshme, 30 kompjuterë, 30 telefona, pajisje memorizuese e dokumente të tjera.
Sipas njoftimit të Policisë, në zbatimin e planit operativ kanë marrë pjesë rreth 120 zyrtarë policorë. Ka pasur edhe zyrtarë gjermanë.
Me urdhër të prokurorit nga Prokuroria Speciale, 10 të dyshuar janë dërguar në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa 10 të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës