Lajme

Aksidentohet tramvaji në Cyrih, autoritetet në kërkim të të lënduarve

Të premten në mbrëmje, një tramvaj në stacionin e Cyrihut u përfshi në një aksiden. Lexuesit e Blick tregojnë se në zonë janë vendosur autoritetet që po ashtu kanë rrethuar perimetrin.

“Departamenti i zjarrfikësve po shikon nën tramvaj”, tha një qytetar për Blick. Në vendngjarje ndodhen gjithashtu shumë punonjës të shpëtimit.

“Gjithçka deri në qendër ishte e rrethuar, duke përfshirë edhe çadrat e bardha. Bëhet fjalë për njerëz të lënduar rëndë”, tha qytetari për Blick. Zyra e medias dhe qendra operative e policisë së qytetit të Cyrihut fillimisht nuk ishin të disponueshme për një deklaratë. Arsyeja për këtë ishte mbingarkesa.

Siç shihet nga aplikacioni SBB, ka kaos trafiku. Prandaj, aktualisht nuk ka tramvaje që qarkullojnë midis Paradeplatz dhe stacionit kryesor të trenit.