Lajme

Aksidentohet kosovari duke ikur nga policia me makinë të vjedhur

Sipas një deklarate nga policia e kantonit të Cyrihut, shoferi i makinës kishte provuar të ikte  nga një kontroll policor në Wermatswil

Në kantonin e Cyrihut, katër të rinj kanë pësuar një aksident në një makinë të vjedhur ndërsa po iknin nga policia. Shoferi 18-vjeçar është arrestuar të premten pas incidentit, shkruan polizeinews.ch.

Dy pasagjerë u dërguan në spital, me lëndime të lehta. Makina ka pësuar dëme totale.

Sipas një deklarate nga policia e kantonit të Cyrihut, shoferi i makinës kishte provuar të ikte  nga një kontroll policor në Wermatswil.

Pas një ngarjeje të gjatë të makinës në autostradën A15, makina u shmang nga autostrada në Uster dhe u përplas në mburojat prej guri të një rrethrrotullimi me shpejtësi dukshëm të tepruar, transmeton albinfo.ch. E gjithë kjo ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit.

Shoferi 18 vjeçar nga Kosova nuk kishte patentë shoferi. Përveç kësaj, makina ishte vjedhur më parë në Zvicrën Qendrore, thotë një zëdhënës i policisë, përcjell albinfo.ch. Të tre udhëtarët ishin të rinj mes moshës 14 dhe 17 vjeçare, nga Kosova dhe Serbia.

(Foto: Kapo Zürich)