Lajme
Aksidenti në Venecia: Detaje të reja, një kosovar e një shqiptar, në mesin e tri viktimave
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Portogruaro të Venecias në Itali, ku në mesin e tre të vdekurve janë dy shqiptarë, përcjell albinfo.ch.
Siç raportojnë mediat italiane, viktimat janë dy djem dhe një vajzë, të gjithë 20 vjeç.
Makina me të cilën udhëtonin viktimat, për arsye që do të duhet të konstatohen, ka dalë papritur nga rruga dhe është futur në ujërat e lumit Lemene.
Aksidenti është shkaktuar nga humbja e kontrollit të makinës nga drejtuesi i mjetit, kosovari A.H., i cili më pas ka vdekur bashkë me dy persona të tjerë.
Zjarrfikësit kanë kërkuar menjëherë mbështetje nga zhytësit e Vicencës. Stafi i njësisë kreu një kontroll nënujor dhe lidhi makinën, e cila u tërhoq me vinçin me trupat e pajetë të tre të rinjve brenda, siç u vërejt nga stafi mjekësor i Suem.
Siç thuhet në raportimin e mediave italiane, edhe vëllai i A.H., vdiq në një aksident automobilistik në maj të këtij viti, në Portogruaro.
LEXO EDHE – Humb jetën edhe një shqiptar në Itali, tragjedia e dytë në familjen Hoti brenda pak muajve
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?