Shqipëria
Aksidente të ndara: 5 persona humbën jetën në Shqipëri
Rrugët e Shqipërisë u përgjakën më 17 shkurt, pasi në aksidente të ndara humbën jetën pesë persona

Rrugët u përgjakën këtë të hënë të 17 shkurtit nga aksidentet, që lanë pas 5 viktima në Shqipëri.
Dita nisi me një aksident të rëndë në autostradën Tiranë-Durrës. Katër persona ishin nisur për në punë që prej orëve të para të mëngjesit, kur drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe përplaset me trafik ndarësen.
28-vjeçari dhe 3 pasagjerët dolën për të parë dëmet në mjet, por një tjetër makinë i përplasi në rrugë. 28-vjeçari Gëzim M. humbi jetën në vendngjarje, ndërsa 3 pasagjerët u dërguan në Spitalin e Traumës për mjekim, raporton TCH, transmeton albinfo.ch.
Mesdita shënoi një tjetër aksident të rëndë, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, në hyrje të Gjirokastrës, me pasojë vdekjen e dy personave. Një automjet tip Volkswagen Cady”, me drejtues shtetasin Panajot K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, dhe pasagjer 41-vjeçarin Shefki S., u përplasur me një automjet të Ushtrisë, drejtuar nga një 54 vjeçar banues në Tiranë. Ky i fundit u dëmtua lehtë dhe u dërgua në spital, ndërsa humbën jetën dy personat e mjetit tjetër.
Pasditja shënoi një tjetër aksident të rëndë. Dy mjete u përplasën në fshatin Suk të Fierit, pasi disa bagëti ju prenë rrugën. Për pasojë, humbi jetën çobani i identifikuar si Festim G., ndërsa ngordhën edhe të paktën 30 krerë bagëti. Nga përplasja e fortë e dy makinave u plagosën rëndë edhe drejtuesit, të cilët u dërguan në spital.
Në mbrëmje, aksidenti i radhës ndodhi në Thumanë. Një automjet ka aksidentuar për vdekje një 36-vjeçar duke shënuar viktimën e pestë nga aksidentet këtë të hënë.
E-Diaspora
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran Është arrestuar autori i dyshuar, një 41-vjeçar zviceran....
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
-
Mbrëmja Filantropike “Save a Life” rikthehet me edicionin e 7-të në Cyrih
-
Detaje të reja rreth plagosjes së shqiptarës në Mynih
Jeta në Zvicër
-
SBB vë në qarkullim 1600 trena shtesë për ngjarje të veçanta Rreth 1600 trena shtesë zviceranë do të qarkullojnë në vitin 2025, dy herë më shumë se...
-
Banorët e Vaud-it në shënjestër të faturave tatimore false
-
Trump ndryshon mendje për tarifat, Zvicra po përdor aftësinë e saj për një marrëveshje
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave