Lajme

Aksident tragjik në Turqi, 12 të vdekur e 19 të lënduar

Dymbëdhjetë persona kanë vdekur e 19 janë lënduar në një aksident tragjik i ndodhur në provincën e Anadollit Qendror të rrethit Sorgun të Yozgatit, sipas raporteve paraprake.

Incidenti ndodhi në orët e vona të së dielës, kur një autobus pasagjerësh që transportonte 31 persona nga provinca e Sivas për në Stamboll doli nga rruga dhe u rrëzua në një luginë pranë një fabrike sheqeri në dalje të distriktit, raporton EA, përcjell Albinfo.ch.

Autoritetet lokale dërguan ekipe shëndetësore, policore, xhandarmërie dhe shpëtimi për të ofruar ndihmë. 11 pasagjerë humbën jetën nga përplasja, ndërsa një i plagosur humbi jetën në spital.

Shkaku i saktë i aksidentit mbetet i panjohur, por zyrtarët kanë treguar se hetimet paraprake tregojnë për neglizhencën e mundshme të shoferit./Albinfo.ch/