Lajme

Aksident në Gjermani, raportohet për rreth 50 persona të lënduar

Një aksident mes dy autobusëve ka ndodhur në qytetin gjerman të Regensburg, ndërsa raportohet se janë lënduar rreth 50 persona.

Një zëdhënës i policisë tha se 13 persona janë lënduar rëndë, transmeton tch, përcjell albinfo.ch.

Aksidenti ndodhi në urën Nibelungen mbi lumin Danub dhe autoritetet janë ende duke hetuar shkakun e rrëzimit, tha zëdhënësi.

Përafërsisht 30 personel policie, 110 zjarrfikës, 170 punonjës të shpëtimit dhe një helikopter shpëtimi u dërguan, shtoi ai.

Sipas informacioneve, dy autobusët po udhëtonin njëri pas tjetrit rreth orës 17:15 kur ndodhi përplasja.

Shoferi i njërit prej autobusëve është në mesin e të lënduarve në gjendje të rëndë./Albinfo.ch